The news is by your side.

Rama-Basha, nis përballja për shpifje

Gjykata e Tiranës filloi sot shqyrtimin e padisë për shpifje që Kryeministri Edi Rama i ka bërë kreut të opozitës, kryetarit të PD Lulzim Basha. Rama pretendon se Basha ka shpifur ndaj tij në disa deklarata publike. Ai ka deklaruar se dëmshpërblimin do ta depozitojë në një fond për ndërtimin e shkollave. Palët përfaqësohen në gjykatë nga avokatët e tyre. Prej disa javësh Kryeministri Rama dhe Kryetari i PD Basha shkëmbejnë jashtë parlamentit deklarata të forta politike përballë përkrahësve të tyre politikë por kjo është përballja e parë në gjykatë. Kreu i opozitës Basha e akuzon Kryeministrin Rama se e ka zhytur popullin në mjerim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.