The news is by your side.

Qeveria pension të përjetëshëm familjarëve të viktimave të tërmetit

Gjatë ditëve të fundit, për shkak të situatës së rënduar pas tërmetit të së martës, qeveria ka zhvilluar thujase çdo ditë mbledhje të jashtëzakonshme. Në një kohë kur operacionet e kërkim- shpëtimit kanë përfunduar, duket se vëmendja është përqënduar tek rindërtimi i shtëpive dhe banesave për të gjitha familjet që kanë humbur gjithçka dhe kanë mbetur të pastreha.

Megjithatë pas tërmetit bilanci i viktimave ka qënë i frikshëm. 51 persona kanë humbur jetën në Durrës, Thumanë e Tiranë dhe më shumë se 900 të tjerë janë plagosur. Për të gjithë ata që kanë humbur prej tërmetit pjesëtarë të familjes dhe njerëz të dashur, nga mbledhja e sotme e qeverisë, kryeministri Rama ka bërë me dije se familjarët do të marrin për të gjithë jetën në vazhdim një trajtim financiar prej 100 mijë lekësh në muaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.