The news is by your side.

Qeveria kalon rezervën e naftës nën varësinë e shtetit, pritet rritje e çmimit

Me sa duket, taksat që qytetarët dhe shoferët paguajnë për naftën do të vazhdojnë të rriten dhe një pagesë tjetër pritet të shtohet me çmimin. Pasi u pezullua për disa muaj nga qeveria, së fundi është vendosur riaktivizimi sërish i projektligjit, sipas të cilit aplikohet një  tarifë shtesë mbi karburantet. Ajo lidhet pikërisht me financimin e rezervës së detyrueshme të sigurisë.

Rezerva e sigurisë së karburanteve është një pagesë e cila sipas ligjit aktual mbahet nga vetë kompanitë private që tregtojnë karburant, në një nivel të barabartë me 3 muaj shitje. Për vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare kjo shifër arriti në 218 mijë tonë.

Por me ndryshimet e draftit të ri,  qeveria gjithashtu ndryshon tërësisht skemën dhe e kalon mbajtjen e rezervës së karburanteve në varësi të organizmave përkatëse shtetërore. Kështu institucioni në varësi, Agjencia Shtetërore e Rezervës do të blejë me tender mbi 200 mijë tonë karburant, i cili do të ruhet si rezervë fizike në depozia të ndërtuara nga shteti ose të marra me qira. Pikërisht fondet e nevojshme për karburantin, depozitat dhe shpenzimet administrative të agjencisë do të sigurohen nga një tarifë e re mbi naftën dhe benzinën, e cila pritet të jetë rreth 2 lekë për litër ose rreth 20 euro për ton.

Megjithatë një zhvendosje e tillë e rezervës në varësi të shtetit  ka edhe riqe ekonomike të tjera, që lidhen me çmimin. Duke qënë se karburantet janë produkt që skadojnë, do të jetë e nevojshme që  herë pas here agjencia të blejë edhe të shesë, në mënyrë që hidrokarburet të qarkullojnë. Por një përqasje e tillë do e vendoste buxhetin e saj përballë rrezikut të ndryshimit të çmimeve, duke sjellë humbje të kosniderueshme, madje në miliona euro. Barra e këtyre humbjeve do të paguhej padyshim nga  qytetarët përmes ndryshimit të shpeshtë të tarifave të naftës, një praktikë tashmë e njohur. Vetë ky ndryshim i fundit  është taksa e tetë që qeveria ngarkon mbi karburantet.

Nga ana tjetër, qeveria thekson se ndryshimi i fundit nuk krijon kosto të shtuar për qytetarët, pasi zhvendosja e rezervës në shtet thjesht do të lehtësojë kompanitë nga kostot që kanë aktualisht kur rezerva mbahet prej atyre vetë. Të kundërtën theksojnë ama tregtarët e hidrokarbureve! Ata pretendojnë se mbajtja e rezervës nuk krijon asnjë kosto aktuale, pasi garantohet nga furnitorët e tyre të importit. Gjithsesi vijueshmëria pritet të shihet në vazhdim.

/ Burimi: Top Channel

Leave A Reply

Your email address will not be published.