The news is by your side.

Qeveria italiane 25 miliardë euro për të stimuluar ekonominë

Qeveria e kryeministrit italian Giuseppe Conte është gati të shpenzojë rreth 25 miliardë euro (28.3 miliardë dollarë) si masa stimuluese për të mbrojtur ekonominë nga shpërthimi më i keq i Coronavirusit në Evropë. Ministri i Financave Roberto Gualtieri ka theksuar se kabineti ka të ngjarë të miratojë një paketë të parë me vlerë rreth 12 miliardë euro deri të premten. Pjesa tjetër do të jetë një rezervë për të paguar ndonjë masë tjetër, tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Conte-n. Nga ana tjetër, ai gjithashtu deklaroi se qeveria do t’i kërkojë parlamentit të rrisë objektivat e deficitit të vendit me 20 miliardë euro.

Dispozitat në diskutim përfshijnë ndihmën për punëtorët që përballen me pushime të përkohshme, forcimin e një fondi garancie për kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kompensimin për firmat, xhiroja e të cilave ka rënë më shumë se 25% dhe një formë moratoriumi për biznesin dhe ripagimet e hipotekave personale. Gualtieri theksoi gjithashtu se ndihma për qiramarrësit është po ashtu në shqyrtim si një lloj ndihme.

Duke folur para ligjvënësve Ministri i Financave tha se situata padyshim do të ketë një ndikim domethënës në produktin e brendshëm bruto të Italisë gjatë disa muajve të ardhshëm, por duke mos pranuar të jetë më specifik. Prodhimi mund të kontraktohet me 7.5% në tremujorin e parë, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, siç vlerësojnë analistët e JPMorgan. Ata shohin një lloj rritjeje modeste në tremujorin e dytë dhe një rikthim të plotë në gjendjen e mëparshme vetëm në të tretin.

Conte, i cili ka dekretuar një bllokim mbarëkombëtar për të luftuar përhapjen e virusit, është nën presionin e guvernatorëve të veriut të pasur gjithashtu zona më e prekur, të cilët duan masa më drastike. Nga ana tjetër, kreu i opozitës Matteo Salvini i partisë së Lidhjes po bën presion që 50 miliardë euro të shpenzohen për ekonominë. Në një intervistë me Ole Sole 24 Ore, ai bëri thirrje për një bllokim të gjerë në Europë për t’iu parandaluar vendeve të tjera një luftë ekonomike prej Italisë.

Conte u bashkua në një video-konferencë me udhëheqësit e tjerë të BE të martën dhe iu bëri thirrje atyre të tregonin të njëjtën vendosmëri dhe solidaritet që treguan me Italinë gjatë krizës së euros. Me më shumë se 10,000 raste të konfirmuara të prekur, Conte i bëri thirrje Bankës Qendrore Evropiane të ndihmojë në ngritjen e ekonomisë. Kryeministri madje evokoi gjuhën duke nënvizuar shpesh “çfarëdo që duhet”, për të simbolizuar rolin kryesor të institucionit në stabilizimin e Eurozonës në vitin 2012.

Leave A Reply

Your email address will not be published.