The news is by your side.

Qeveria e zgjuar takson dy herë qytetarët në përdorimin e rrugës

Vitin e shkuar mbi 146 milion EURO taksa u mboldhën nga taksa e rritur e qarkullimit. Që me ardhjen në pushtet të qeverisë Rama cmimi I naftës është rritur ndjeshëm për shkak të rritjes së taksës së qarkullimit e cila arrin tashmë 32.4 lëkë për litër. Kjo taksë mblidhet nga qeveria për të përmisuar sistemin rrugor në vend. Por përvecëse investimet në mirëmbajtjen e rrugëve janë të ulta, qeveria Rama me dhënien e rrugëve me koncension për mirëmbajtje në fakt po takson dy herë qytetarët për të njëjtin shërbim.  Të dhënat tregojnë se shpenzimet shtetërore për mirëmbajtje rrugësh ishin 1.5 miliardë lekë ose 12 herë më pak se taksat e mbledhura duke ndryshuar dhe destinacionin e kësaj takse.

Por duke qënë se Shqipëria nuk ka një gjykatë kushtetuse është e pamundur që të interpretohet nëse qeveria ka thyer apo jo kushtetutën duke detyruar agjentët ekonomik të paguajnë dy herë për të njëjtin shërbim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.