The news is by your side.

Qeveria e Britanisë do paguajë 80% të pagave të punonjësve

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha të premten se do të subvencionojë pagat e çdo punonjësi që ka mbetur i papunë për shkak të pandemisë Coronavirus, ndërkohë që janë mbyllur baret, restorantet dhe çdo aktivitet tjetër që përfshin grupime njerëzish. Duke zbuluar një ndërhyrje nga shteti për ekonominë britanike, Ministri i Financave Rishi Sunak u tha gazetarëve se qeveria do të mbulojë 80% të pagave të punëtorëve për të paktën tre muajt e ardhshëm deri në një maksimum prej 2.500 eurosh (2,900 dollarë) në muaj, madje më shumë se të ardhurat mesatare.

Sunak tha se masat do të zbatohen për të gjitha kompanitë, të mëdha apo të vogla. Masa është pjesë e një pakete të madhe shpëtimi për bizneset britanike, duke përfshirë lehtësimin e taksave që arrijnë deri në 30 miliardë paund dhe kreditë pa interes deri në 12 muaj. Masa vjen pasi recesioni i thellë po afrohet ndërsa aktiviteti në të gjithë ekonominë duket se është ndalur.

Nga ana tjetër, Sunak ka theksuar se qeveria kurrë nuk ka pasur një program t ngjashëm për të paguar pagat dhe është dashur të ndërtojë sistemin “nga e para”, duke shtuar se ka vënë në dispozicion “fonde të pakufizuara”. Pagesat e para do të bëhen brenda disa javësh, ndërsa programi do të funksionojë plotësisht dhe do të mbarojë në fund të prillit.

Ditët e fundit, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është kritikuar për mos marrjen seriozisht të shpërthimit të Coronavirusit. Duke folur në të njëjtën konferencë, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson njoftoi masa më të rrepta për të zbatuar distancimin shoqëror, si mbyllja e detyruar të pubeve, restoranteve, teatrove, kinemave dhe palestrave. Johnson tha që institucionet do të ishin të mbyllura për publikun duke filluar nga e shtuna.

“Kjo shënon fillimin e luftës ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar – një përpjekje e pashoqe e përbashkët nga kompanitë dhe qeveria për të ndihmuar vendin tonë të dalë nga kjo krizë me dëmin më minimal të mundshëm.” tha ai në deklaratë.

Mike Hawes, CEO i Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtarëve Motor në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu tha në një deklaratë se masat do të vijnë si një “lehtësim i madh” për kompanitë e makinave, punëtorët dhe familjet e tyre. Ai tha se 99% e industrisë së automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar kishin ndërprerë aktivitetin, që do të thotë “mijëra biznese po llogaritin të ardhmen e tyre jo për muaj apo javë, por për ditë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.