Nga mbledhja e mëngjesit të sotëm, përveç shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Laç, pas Durrësit, Tiranës dhe Thumanës, qeveria ka bërë gjithashtu edhe bilancin e viktimave dhe dëmeve materiale deri tani. Deri në momentin e mbledhjes bilanci i viktimave ishte 48 persona, ndërkohë që më vonë një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat.
Për sa i përket bilancit të dëmeve materiale, qeveria ka bërë me dije shifrat e mëposhtme:
Në Durrës:
- 701 banesa të dëmtuara
- 12 plotësisht të shkatërruara
- 176 pallate të dëmtuar
Në Tiranë:
- 15 banesa të shkatërruara
- 239 banesa të dëmtuara
- 8 pallate të pabanueshëm
- 6 pallate të dëmtuar rëndë
Në Shijak:
- 15 pallate të pabanueshëm