The news is by your side.

Pse pjesëmarrja e të dekurajuarve në forcën e punës është më serioze se ulja e papunësisë?

Raportet e fundit rreth tregut të punës dhe forces pjesëmarrëse në të, globalisht janë sot thuajse në të njëjtat trende rënëse me fitime më të ulëta se sa parashikimet e ekspertëve. Ndërkohë që ngadalësimi i papritur i rritjes së vendeve të punës është shqetësues dhe sinjalizon një ekonomi në dobësim, një shqetësim më afatgjatë është shkalla e pjesëmarrjes së vazhdueshme të fuqisë punëtore që nuk është rikuperuar më të paktën për dekadën, madje në SHBA ka ngelur thujase në të njëjtat nivele që nga fillimi i Recesionit të Madh. Por pse sot në thelb i duhet kushtuar më tepër vëmendje normës së pjesëmarrjes se sa ritmeve të ulëta të rritjes së vendeve të punës?

Rritja e fuqishme e punësimit është e rëndësishme sepse marrja e një pune është një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar gjendjen ekonomike të një personi. Për këtë arsye, ngadalësimi i rritjes së punësimit dhe rritja e papunësisë janë shqetësuese. Por, përderisa shkalla e papunësisë është aktualisht pranë një niveli relativisht më i ulëti prej 50 vitesh, kjo statistikë nuk tregon historinë e plotë dhe mund të maskojë një përkeqësim në tregun e punës.

Shkalla e pjesëmarrjes nga ana tjetër mat të gjithë punëtorët aktivë të ndarë nga popullsia në moshë pune. Më e rëndësishmja, ajo pasqyron lidhjen e njerëzve me tregun e punës, duke përfshirë angazhimin e tyre ekonomik dhe gjithashtu sepse puna është një pjesë e rëndësishme e identitetit të një personi dhe mirëqenies së tij të përgjithshme.

Kur njerëzit që aktualisht nuk kanë një punë dhe nuk e gjejnë atë as pas një periudhe kohe, ata dekurajohen dhe nuk kërkojnë më një të tillë. Kjo shkakton shkallën e pjesëmarrjes në treg. Por si rezultat, edhe shkalla e papunësisë zvogëlohet pasi ajo nuk përfshin në përllogaritje njerëzit që kanë hequr dorë. Kjo e bën realitetin të duket më mirë se sa vërtet është.

Por çfarë po e nxit rënien e shkallës së pjesëmarrjes tek forca e punës?

Në fakt, nga stastikat zyrtare të shtetve ose edhe nga institucione që studiojnë fenomene makro në nivele globale, vihet re se fuqia punëtore e meshkujve aktualisht shënon rrënie më të thellë se sa tek femrat dhe kjo për të paktën gjashtë dekadat e fundit. Një arsye e mundshme për këtë është rënia e punëve me aftësi të ulëta, mjaft e mprehtë që gjatë periudhave më të këqija të Recesionit të Madh. Por edhe përmirësimi i kushteve të tregut të punës dhe automatizimi i procesve janë padyshim faktorë thellësisht ndikues.

Pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore ka qenë gjithashtu në rënie, po ky është një fenomen disi më i ri. Në fakt pjesëmarrja e grave në forcën e punës shënoi rritje që nga Lufta e Dytë Botërore së paku me 30% duke arritur më pas kulmin e vet me rreth 60% në vitin 1990. Kjo kohë për shembull shënon për SHBA-të shkallën e gjashtë më të lartë të pjesëmarrjes së grave ndër 22 vendet më të përparuara të atij viti. Por gjatë kohës së recesionit, ajo filloi të binte dhe deri në vitin 2010 SHBA ra në vendin e 17-të.

Kështu, një situatë e tillë pavarërisht se është një realitet i prekshëm i jetuar dhe shqëtësues, duhet vërtet të marrë fokusin e politikëbërësve për të trajtuar seriozisht tendencat e vazhdueshme afatgjata, siç është shkalla e ulët e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore. Ajo nuk bën gjë tjetër veçse zbukuron relitetin pasi nuk e paraqet atë ashtu siç vërtet është. Në pamje të parë, një normë më e ulët e papunësisë, thjesht sepse nga përllogaritja janë larguar të dekurajuarit, tingëllon mirë. Ama në terma afatgjatë, një mënyrë e tillë të të parit errët realitetin, ku mungesa e mundësive i bën njerëzit të heqin dorë e mos kenë më forcën për të vazhduar është vërtet e dhimbshme. Të shtosh me vetëdije breza të tërë njerëzish, të cilëve po u vriten ëndrrat është në fakt fatkeqësia që statistikat nuk e zbehin dot!

/Përshtatur nga Foundation for Economic Education

Leave A Reply

Your email address will not be published.