The news is by your side.

Pse një dollar i fuqishëm shihet si shumë negativ për tregjet?

Megjithëse Donald Trump e bën shumë të dukshme, por duket se nuk është i vetmi që shqetësohet se rritja e jashtëzakonshme e dollarit po shkakton dëm ekonomik. Disa madje shqetësohen se kjo mund të arrijë deri në recesion. Në fakt është vështirë të karakterizohet kjo rritje por historia duket se ofron jo pak shembuj. Në dekadë më parë, dollari si matës afatgjatë i performancës pa një rritje me rreth 25%, ndoshta rekordi më i mirë që nga 1960, por kohët që pasuan ishin shumë të vështira ekonomikisht.  

Pra rritja nuk do të thotë gjithmonë efekte pozitive! Ajo ka tendencë të gërryejë fitimet e shumëkombëshe amerikane që ndihmojnë në fuqinë e ekonomisë më të madhe në botë dhe gjithashtu rrit kostot për korporatat e huaja që kanë triliona borxhe në dollar. Kjo është veçanërisht problematike me shenjat në rritje që ekonomia globale po shkon në prag të një recesioni.

Coca-Cola Co, gjigandi i pijeve me qendër në Atlanta kohët e fundit vuri në dukje ecurinë negative me të cilën po përballet, për shkak se dollari i fortë po shërben si kapak për fitimet. Edhe kompanitë e tjera amerikane si Caterpillar Inc. dhe Boeing Co. kanë dhënë deklarata të ngjashme.

“Dollari tani mund të shtyjë ekonominë globale në një situatë edhe më të vështirë dhe të rrisë rreziqet e një recesioni,” tha Hans Redeker, kreu global i Morgan Stanley. Nga ana tjetër, Jack McIntyre i Menaxhimit të Investimeve Globale të Morgan Stanley  e sheh dollarin si një katalizator të mundshëm për recesionin global. Si rrjedhim, strategët e Morgan Stanley rekomandojnë jenin dhe frangën zvicerane si monedhat më efektive për investime aktuale.

Kështu sipas ekspertëve dollari mund të veprojë si një forcë potencialisht negative në bilancet e korporatave jashtë SHBA. Sipas Bankës për Zgjidhjet Ndërkombëtare, rritja e vlerës së monedhës tashmë ka nxitur një rënie të shpenzimeve kapitale në pjesën më të madhe të botës.

Vlerësimi i konsiderueshëm i dollarit përkeqëson rezultatet financiare për kompanitë, duke sjellë përfundimisht  më pak punë dhe më shumë papunësi. Kjo mund të shkaktojë një recesion amerikan që zvogëlon rritjen globale! Për pasojë politikëbërësit dhe institucionet e politikave monetare me në krye Bankat Qendrore po ndërhyrjnë intensivisht së fundi që situata të mos dalë nga kontrolli, megjithëse mjeti i vetëm duket se janë normat e interesit.

Por sipas ekspertëve, monedhat nuk drejtohen gjithmonë nga diferencat e normave të interesit dhe ndërsa bankat lëvizin për të ulur normat, si një politikë pro-rritjes, të paktën nuk shihet  ndonjë skenar sipas të cilit dollari do të vazhdojë i fuqishëm dhe në rritje edhe në periudha të mëvonëshme.

/ Burimi: Bloomberg

Leave A Reply

Your email address will not be published.