The news is by your side.

Pse nafta po fut në kolaps ekonominë globale?

Që prej fillmit të këtij viti, ekonomia globale dhe kushtet e paqëndrueshme kanë shkaktuar një vale pesimizmi tek tregjet, investitorët, ekonomistët e kudo tjetër. Situata, nuk pësoi as më vonë ndonjë përmirësim të pritshëm, pasi sipas The Economist, ngjarjet pasuese kishin po kaq arsye për t’u bërë pessimist. Flukset tregtare në Azi shënuan rritje dhe shitjet me pakicë në Amerikë kanë qenë të forta, madje edhe industria prodhuese aspak premtuese e Europës, e cila së fundmi shfaqi shenja jete, nuk pësoi ndryshime thelbësore.

Megjithatë nëse deri këtu gjërat ishin ende në një nivel të pranueshëm, rishtazi horizonti nuk shfaqet kaq pozitiv! Kjo pasi asnjë prej faktorëve të mësipërm nuk e bën situatën aq serioze, sa ndikon në ngadalësimin e ekonomisë botërore, rritja e çmimit të naftës. Çmimet e naftës vijojnë së fundi të rriten me shpejtësi, duke kapur trende të paarritura më herët. Fundi i Prillit i gjeti tregjet për shembull me një çmim ku fuçia tejkalonte vlerën e 74 dollarëve amerikanë, njëkohësisht niveli më i lartë në gjashtë muajt e fundit. E me sa duket ky është një prej kërcënimeve më të mëdha për ekonominë botërore aktualisht!

Sipas Revistës Monitor, deklaratat e fundit të muajit të kaluar nga Shtetet e Bashkuara, se një numër i madh ekonomive të rëndësishme, do të ndaloheshin nga importi i naftës iraniane, është një nga faktorët e mundshëm ndikues në reduktimin global të furnizmit me naftë. E duke parë situatën që vende si Kina, India apo Turqia furnizohen me rreth 1 milionë fuçi në ditë, ose sa 1% e totalit, situata shfaqet serioze. Gjithashtu, vlen të thuhet se këto dakratata vijnë në kuadër të përfundimit në Maj të marrëveshjes bërthamore me Iranin, nga e cila SHBA u tërhoq në vitin 2018. Ndaj tregjet shihen sot me interest ë veçantë rreth pasojave të mundshme.

Megjithatë situata bëhet akoma më serioze për shkak se lufta në Libi është një tjetër faktor që kërcënon prodhimin kur dihet se ky vend ka gjithashtu një peshë të rëndësishme në tregje. Ndëkohë që edhe destabiliteti në Venezuelë dhe sanksionet e ndërmarra, të cilat kanë ndaluar furnizimin e tregut, po vendosin në rrezik furnizmin global. Kjo nuk do të thotë se rezervat po mbarojnë, pasi Teksasi për shembull mund të plotësojë fare mire kërkesat në sasi, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për cilësinë, e cila nuk do të ishte e njëjtë me atë të Venezuelës.

Kështu, së fundi inventarët e naftës globalisht janë të paktë dhe nuk është i qartë fakti nëse prodhuesit e tjerë do të rrisin prodhimin, si një masë kompensuese kjo në mënyrë që ai të jetë i mjaftueshëm për goditjen që mund t’i bëhet furnizimit. Ekspertët shprehen se në një periudhë afatgjatë, Arabia Saudite si furnizuesja kryesore me peshën më themleore dhe anëtarët e tjerë të OPEC-ut, duhet të shmangin rritjen e ndjeshme të çmimeve. Për pasojë kjo do të çonte në një valë të re kapitalit dhe që do të rriste prodhimin nga furnizues të tjerë më të vegjël.

Megjithatë nuk mund të thuhet e sigurt se Arabia Saudite do bëjë pikërisht këtë! Herë e fundit ata pranuan kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për të nxjerrë më shumë naftë, megjithatë menjëherë pas tërheqjes nga marrëveshja e Iranit, duket se sauditët ishin të parët që u goditën. Duket se megjithëse kanë premtuar se do të mundohen të ruajnë ekuilibrin e tregut, ata ende nuk po marrin masa konkrete për veprim të menjëhershëm.

Nga ana tjetër, vendet e tjera prodhuese janë më të gatshme të shpenzojnë sasi të mëdha parash, më të larta se në të kaluarën, për të mbështetur kërkesën globale. Gjithsesi për momentin, çmimet më të larta të naftës janë një lajm i keq jo vetëm pë to, por për ekonominë globale në përgjithësi. Dhe sigurisht që nga një situatë e tillë goditen hallkat më të dobëta të saj.

Gjendur përballë një situate të tillë duhket se Europa është më seriozisht e prekur. Kjo jo vetëm për faktin se ka një ekonomi dukshëm në gjendje më të keqe sesa ajo e Amerikës, por edhe sepse nuk ka një industri rafinimi të zhvilluar, në mënyrë që të kompensojë një goditje të mundshme ndaj furnizimit. Kina, e cila importon sasi të mëdha të naftës, për shkak të tensioneve të shumta tregtare ishte burimi i shumë prej shqetësimeve të fundit, ndërkohë që edhe krizat ekonomike në Turqi, Argjentinë dhe Pakistan, shtuar këtu edhe rritjen e inflacionit dhe deficitin më të lartë i llogarisë korrente sesa rritja e çmimit, janë indikatorë të këtij shqetësimi.

E siç u tha edhe më herët, që ndikimi i naftës shtrihet pothuajse në çdo treg, duket se çmimet e saj të larta mund të reduktojnë edhe lirinë e veprimit të bankierëve të disa prej bankave qendrore. Kjo pasi, që pas rritjes fillestare të çmimeve në 2018, disa banka qendrore në tregjet në zhvillim rritën normat e interesit, nga frika e një inflacioni të mundshëm. Kështu kushtet e paqarta për vazhdimësinë mund të bëjnë që bankierët qendrorë me gjasa të përfshihen nga presioni inflacionist i çmimeve. Në këtë fazë, një goditje tjetër kur ekonomia botërore, ende në një gjendje të brishtë, është një risk i lartë për t’u pasur parasysh.

Pavarësisht se dekadat e fundit, zhvillimet klimaterike dhe ekologjike kanë sjellë kufizimin e përdorimit të saj dhe orientimin ndaj burimve të rinovueshme dhe më pro-mjedisore, nafta ende është me siguri një prej faktorëve më me ndikim në ekonominë globale. Rritja e çmimit të naftësrishtazi, vjen si pasojë e parashikimit të një goditje të mundshme ndaj furnizimit, duke qënë se edhe kërkesa për të rritet dhe mendohet të vazhdojë ecurinë në të njëtin trend. Si pasojë, dinamikat e tregut kanë ndryshuar thellësisht dhe zbulimi i ndikimit të çmimit të lartë të naftës në ekonominë botërore është sot më i ndërlikuar se çdo herë tjetër më parë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.