The news is by your side.

Pse krizat ekonomike rrisin jetëgjatësinë?

Dihet tanimë që periudhat e krizave ekonomike shkaktojnë problematika në të gjitha fushat jetësore dhe ndikimi i tyre rritet ndjeshëm thujase kudo. E padyshim që ndodhur përballë të tilla rrethanash, në kohën e krizës ekonomike ndër të parët që shqetësohen janë ekspertët e shëndetit publik. E jo pa të drejtë, pasi në perudha krizash, aq më tepër kur këto të fundit janë të ashpra, popullsia përballet me mungesën e të ardhurave të mjaftueshme për ushqim, kujdes shëndetësor apo nevoja të ngjashme bazike.

Vendet e pasura, për shkak të mirëqënies që i mundësojnë popullsisë, kanë përgjithësisht jetëgjatësinë më të lartë dhe kushte më të mira. Kjo pasi niveli i lartë ekonomik i lejon shtetet të sigurojnë lehtësira të tilla si kujdesi mjekësor profesional, edukimi më i mire, punë të mirëpaguara e me kushte optimale, dieta ushqimore të ekuilibruara e ushqyese dhe të tjera kërkesa si këto. Prandaj në këto vende, pavarësisht krizave ekonomike, në thelb, të paktë mirëqënia fiziologjike nuk cënohet.

Por, a mund të thuhet e njëjta gjë për vendet a varfëra ose ato në zhvillim? Gjendur përballë të tilla kushtesh ekonomike, pasojë e krizave, situata rëndohet deri në nivelin që ndoshta vendos në rrezik edhe jetët e njerëzve. Ndaj mirëqënia dhe jetëgjatësia mesatare e popullsisë në periudha recesionesh ekonomike gjithmonë ka përbërë interes të veçantë.

Kështu, një studim i fundit i është dedikuar pikërisht një prej këtyre periudhave, asaj të krizës ekonomike të 2008 dhe efektet që ajo pati mbi jetëgjatësinë e njerëzve. Përfundimet ishin interesante dhe ndoshta jo ato të pritshme. Prej tyre u zbulua se gjatë Recesionit të Madh të vitit 2008, në vendet e prekura nga kriza ekonomike, përqindjet e vdekshmërisë ranë dhe ende shkaqet e këtij efekti po diskutohen.

Në një kohë kur ekspertët prisnin rritje në përqindjne e vdekshmërisë, dinamikat shoqërore të njëanshme treguan se mund të ndodhë edhe e kundërta. Kështu me sa duket, për shkaqe që ende duhet të qartësohen, kriza ekonomike, të paktën në afat të shkurtër mund të zgjasë jetëgjatësinë. Studimi i botuar në Komunikimin për Natyrën, e theksoi këtë efekt të papritur të krizës së thellë ekonomike të fillimit të shekullit duke analizuar të dhënat demografike të periudhës 2000 – 2010 në 140 rajone të 15 vendeve europiane, vende të cilat ishin prekur në mënyra të ndryshme nga rënia me të cilën ekonomike globale u përball në 2008.

Shkencëtarët e Institutit për Shëndetin Global në Barcelonë, të angazhuar në studim, arritën në përfundimin se statistikisht, gjatë gjithë periudhës vdekshmëria në Europë ka shënuar rënie, megjithatë, gjatë dhe menjëherë pas krizës, ajo ka rënë edhe më tepër në mënyrë drastike. Madje interesant është fakti se, sa më shumë të ishte prekur një rajon nga kriza aq më e dukshme ishte rënia.

Sipas ekspertëve, faktorët ndikues mund të jenë të shumtë. Së pasi, në kohë krize, duke qënë se ka më pak punë, lëvizja e mjeteve të transportit zvogëlohet dhe për pasojë në të njëjtën kohë më pak njerëz udhëtojnë me makinë për të shkuar punë. Si rrjedhim, përqindja e aksidenteve automobilistike bie. Nga ana tjetër, në përgjithësi në kohë krizash ndotja gjithashtu zvogëlohet, pasi uzinat dhe fabrikat prodhojnë më pak. Ky gjithashtu mund të shihet si një ndër faktorë ndikues në ndekshmëri, megjithatë ende ha debat pasi përfitimet e tij janë më të dukshme në afat të gjatë dhe është e vështira për ekspertët të verifikojnë efekte të tilla në raste afatshkurtra. Ekspertët vendosin theksin po ashtu edhe

tek fakti se krizat lenë më pak para të ngelura për të blerë alkool dhe cigare megjithëse nga ana tjetër, gjetë tyre dukshëm inkurajohet abuzimi me substance narkotike.

Sipas përfundimeve shihet qartë se në periudha rrëniesh të fuqishme ekonomike, me sa duket jetëgjatësia mesatare rritet. Megjithatë duhet theksuar se recesioni nuk është aspak i dëshirueshëm për t’u parë si zgjidhja në rritjen e jetëgjatësisë mesatare. Ekspertët i mëshojnë fort faktit se edhe në kohëra mirëqënieje ekonomike, është e nevojshme marrja e masave që sigurojnë zvogëlimin e aksidenteve rrugore e ndotjen e ajrit dhe e mbajnë cilësinë e jetës në standarde të larta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.