The news is by your side.

Pse duhet të mbrojmë të pasurit me cdo kusht?

Një studim i fundit nga grupi hulumtues New World Wealth zbuloi se 108,000 milionerë “migruan përtej kufijve” në vitin 2018. Australia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Zvicra ishin marrësit më të mëdhenj të të mirëve, ndërsa Turqia, India, Rusia dhe Kina ishin humbësit më të mëdhenj. E në kuadrin që,asgjë nuk e dëmton një vend më shumë se humbja e kapitalit financiar dhe njerëzor, me të drejtë shtetet të cilave ai u largohet, cilësohen humbëse.

Përfundimet e hulumtimit sigurisht shkaktuan diskutime të shumta në lidhje me masat që anëtarët e klasës politike duhet të konsiderojnë, që të larguarit të kthehen dhe vendet e punës të plotësohen përsëri. Sektorët prodhues të ekonomive janë ato që jo vetëm punësojnë një pjesë të madhe të popullsisë, por shërbejnë edhe si një indikator i qartë i një ekonomie të shëndetshme. Ndaj punët në prodhim janë një premtim politik veçanërisht popullor, megjithatë ekspertët mendojnë se nëse liderët janë vërtet të interesuar të ndihmojnë zgjedhësit e tyre, ata duhet të angazhohen në rekrutimin e pamëshirshëm të milionerëve dhe miliarderëve të botës, më tepër se sa mbushjen e pozicioneve prodhuese. Po, ata e mendojnë vërtet këtë! Sipas tyre, politikanët duhet të shkojnë kundër rrjedhave të mëparshme dhe të gjykojnë të pasurit. Kanë madje një sërë argumentash!

Së pari është e qartë se emigracionin shihet nga milionerët jo vetëm si dëshirë, por si zgjidhja më e begatë dhe mjeti i duhur për të mbrojtur pasurinë e tyre nga duart e shtetit dhe politikanëve. Pra vendi ku ata zgjedhin të zhvendosen, do ju mundësojnë atyre jo vetëm jetesën por edhe ai që ofron kushtet e duhura ku ata të vendosin bizneset e tyre. Kjo pasi e gjithë mundësia ekonomike, si pasojë e caktuar e investimit tregon se sa thelbësore është për përqindjen e demonizuar ndaj rritjes ekonomike.

Të pasurit dhe posedojnë mundësinë unike të pasjes së pasurisë së pashpenzuar pa të cilën nuk ka progres. Në kundërshtim me atë që ata fabrikojnë sit ë mirëqënë, kur flasin para të rinjve si shembuj suksesi, në klasat e shkollave të mesme apo kolegjit, konsumi nuk nxit rritjen ekonomike. Nëse do të ndodhte, Peruja për shembull do të ishte po aq e begatë sa Shtetet e Bashkuara. Por aktualisht peruanët kanë dëshira konsumuese të ngjashme amerikanët ama konsumojnë më pak, pikërisht sepse prodhojnë më pak mallra dhe shërbime. Pas gjithë konsumit qëndron sektori prodhues i një ekonomie, prodhimi i parë madje. Investimi që sigurojnë të pasurit është nxitësi i prodhimit gjithnjë në rritje.

Eshtë e ditur tashmë globalisht sipas ekspertëve se të pasurin nuk sjellin vetëm kapital financiar me vete kur emigrojnë. Shumë prej tyre, realisht shumica, sjellin aftësi shumë më të vlefshme komerciale që shërbejnë si një magnet për investimet.

Nëse dikush dyshon për pohimin e mësipërm, duhet të pyesë veten se çfarë do të ndodhte nëse Jeff Bezos, Peter Thiel dhe Mark Zuckerberg do të njoftonin paraprakisht planet e tyre për të shkuar në Baltimore, Cleveland dhe Detroit. Secili do të sillte shumë më tepër se vlera neto e tij prej shumë miliardë dollarësh. Qartazi, miliarda dollarë investime do të ndiqnin këta sipërmarrës, por edhe më e rëndësishme për rritjen e qyteteve, të cilat aktualisht po luftojnë në mbijetesë

ekonomike, do të ishte kapitali njerëzor që do të ndiqte Bezos, Thiel dhe Zuckerberg në këto vende disi “të harruara”.

Sigurisht që për të dalë në të tilla përfundime nuk mjafton të flasësh në terma të cekët, se për shembull, mbyllja e një fabrike apo kompanie e një qyteti të caktuar, sepse pronari vendosi të zhvendoset, shkakton rënien ekonomike. Analiza shkon përtej kësaj. Nëse do ishte kështu, Nju Jorku dhe Los Anxhelos do të ishin vendet më të shkatërruara ekonomikisht në Shtetet e Bashkuara. Në të vërtetë, njëqind vjet më parë Nju Jorku dhe Los Angeles u renditën midis shpërndarësve të prodhimit të lartë në SHBA. Pra në kohën kur fabrikat dhe punët e mëparshme brenda tyre mbyllen, çdo qytet lulëzon pikërisht sepse është një magnet për individët e talentuar, aftësitë e të cilëve përparojnë dhe shërbejnë si një tërheqje për miliona njerëz ambiciozë nga mbarë Shtetet e Bashkuara dhe rreth botës.

Qytete të tjera si Austin, Boston, Dallas, Hjuston, Phoenix, dhe Seattle mund të pretendojnë në mënyrë të ngjashme milionerë novatorë të kthejnë sytë drejt tyre. Me sa duket, sot vetë zhvillmi ekonomik i një qyteti varet nga të pasurit që migrojnë drejt tij dhe vazhdojnë atje veprimtarinë e tyre. Kjo është pikërisht edhe arsyeja pse dëshira midis politikanëve për të fshehur afinitetin e tyre për të pasurin dhe milionerin, na godet kaq çuditshëm. Pse e bëjnë këtë?

Atje ku të pasurit ndërojnë pasurinë dhe talentin e tyre është pothuajse gjithmonë vendi nga ku buron rritja ekonomike. Votuesit mund ta trajtojnë këtë të vërtetë edhe më realisht e jetojnë atë. Kjo është arsyeja pse popullatat e qyteteve të banuara nga kaq shumë milionerë dhe miliarderë vazhdojnë të rriten.

Ndaj sot është koha që politikanët të shtrijnë retorikën dhe veprimet e tyre deri në realitetet ekonomike. Asnjëra, qofta hapja e ndërmarrjeve, fabrikave të punës apo organizimi i sindikatave në një qytet nuk do të rezultojë në rritje të lulëzuar. Ama ardhja e milionerëve dhe miliarderëve me siguri po! Ndaj duke parë nga e ardhmja, nuk duhet të çuditemi kur politikanët me të vërtetë seriozë për prosperitetin, në nisje të fushatave të tyre të mos gjendet në një sallë sindikale apo, por në zyrën e një miliarderi. Ekonomitë përbëhen nga njerëz dhe njerëzit përgjithësisht migrojnë aty ku të pasurit dhe sipërmarrësit tashmë jetojnë dhe punojnë. Ky është pikërisht vend i ku gjendet mundësia!

Leave A Reply

Your email address will not be published.