The news is by your side.

Pse bota po përballlet me një revolucion në edukimin ekonomik?

Mendimi ekonomik influencon pjesën më të madhe të gjërave që ndodhin çdo ditë në botë, por modelet për ta mësuar këtë disiplinë konsiderohen sot të vjerta dhe të mbështetura pas së kaluarës, ku ende ekonomia i trajton njerëzit si grimca atomike, më shumë se sa si qënie sociale siç ata janë vërtet. Prandaj kërkimet akademike shpesh synojnë që kjo gjë të tejkalohet, megjithëse arsimi universitar nuk e bën këtë. Për pasojë, të diplomuarit punojnë në të ardhmen, në politikë, media, shërbim civil ose biznes duke qënë të infuencuar nga këto ide.

Ekonomistët priren të flasin me një zhargon thuajse të koduar dhe bazuar mbi modele matematikore. Ata kanë një gjuhë të tyren “ligjesh ekonomike” duke iu vendosur përbri edhe analogët e këtyre ligjeve në fizikë dhe duke e veshur materialin e trajtuar me një gjuhë shumë teknike, çdo përqasje morale dhe etike në ekonomi nuk shkon dot përtej këtij zhargoni. Kjo mënyrë të menduari dhe foluri e bën ekonominë në sytë e tyre të ngjajë tërësisht shkencë, teori kjo e trajtuar edhe nga nobelisti Friedrich Hayek.

Pra, me fjalë të tjera, ekonomia është shndëruar në një disiplinë shumë strikte e madje disi e çuditshme. Për pasojë sot nevojitet një nevojë urgjente për të rinovuar edukimin ekonomik, pasi ekonomia që studentët mësojnë në shkolla nuk pasqyron shumë çështje aktuale, qofshin politike, sociale, mjedisore. Ekonomia e vërtetë shkon përtej asaj që thjesht mësohet, ndaj kjo arrihet vetëm nëse si disiplinë ajo reformohet.

Ekonomia politike

Kur vjen puna tek lidhja e ekonomisë me çështjet politike, ekziston një ngatërresë e ndërlikuar, të cilën ekonomistët shumicën e kohës tentojnë ta shmangin. Por kjo tentativë është tërësisht e pamundur dhe e kotë! I gjithë procesi është rezultat i kontekstit në të cilin rrethanat zhvillohen dhe në thelb sistemi nuk mund të studiohet, duke injoruar njerëzit që e përbëjnë atë, ose që vërtet e njohin këtë kontekst. Eshtë pak a shumë sikur të duash të studiosh rrjedhat natyrore të ujit në Holandë, por pa marrë në shqyrtim njerëzit që merren me to, jetojnë aty, i njohin, ndërtojnë diga dhe rregullojnë token për një qarkullim sa më efektiv të rrjedhave, e aq më tepër akoma që ata kanë tashmë mijëra vjet që merren me këtë proces.

Politika dhe ekonomia janë pazgjidhshmërisht të lidhura me njëra-tjetrën dhe shembuj si Adam Smith, David Ricardo, Karl Marx e pohojnë këtë fakt. Kjo nuk do të thotë se një ekonomist duhet patjetër të bëhet pjesë e politikës dhe madje të zgjedhë anën partiake që përkrah. Jo! Kjo nënkupton që, nëse ne me vetëdije të plotë nuk e shqyrtojnë këtë lidhje, e kategorizojmë si “faktorë të tjerë të jashtëm ndikues” ose bëjmë sikur nuk e shohim, thjesht sa pengojmë kuptimin më të thellë e të plotë të sistemit që kemi marrë në shqyrtim.

Ekonomistët flasin me numra dhe fokusohen tek të dhënat statistikore ose modele të tjera sasiore, për analizat e tyre. E gjitha kjo bëhet me qëllimin e vetëm e të dukurit sa më objektiv. Por kjo në të vërtetë është kundër-produktive. Të dhënat janë thjesht numra që nuk tregojnë gjithçka dhe pa shpjegimet e nevojshme, madje asgjë.

Shkenca të tjera shoqërore si sociologjia apo antroplogjia shkojnë përtej thjesht të dhënave, duke përdorur një game të gjerë metodash dhe për rrjedhojë, duke pasur edhe një perspektivë më të gjerë në shoqëri. Prandaj një ekonomist, në kuadrin e të qënurit në shoqëri në rolin e këshilltarit për çështjet ekonomike, duket të adaptojë gjithashtu njohuritë e disiplinave të tjera për mënyrën se si funksionon ekonomia.

Thënë kjo, një ekonomist akademik dhe profesionist në fushën e tij, duhet të jetë i vetëdijshëm për mangësitë e disiplinës ku operon. Por ky ndërgjegjësim ama, mbetet vetën në këtë kuadër vetëm kur ekonomisti vazhdon një karrierë akademike dhe kërkimore. Në rastet kur ata bëhen pjesë e tregut të punës larg karrierës universitare, jo detyrimisht ndërgjegjësohen rreth kompleksitetit të sistemit ekonomik. E duhet thënë se shumica e ekonomistëve bëjnë pikërisht këtë, u drejtohet bizneseve të mëdha, qeverive, bankave qëndrore ose lokale dhe punojnë në një mjedis me ide relativisht të thjeshta rreth mënyrës se si ekonomia funksionon, të ashtuquajturat “common sense” që jo detyrimisht duhet të jesh profesionist për t’i kuptuar.

Në një situate të tillë natyrëshëm lind pyetja, çfarë ide të dobishme marrin nga univeristeti studentët e ekonomisë, të cilat do i përdorin edhe më vonë në karrirat e tyre?

Vetë studentët po bëhen gjithnjë e më tepër të vetëdijëshëm se ajo çka ata trajtojnë në universitete nuk është plotësisht ajo që vërtet do iu vlejë për të ardhmen. Sipas një studimi prej 174 modulesh ekonomike, për 7 universitete në UK, kryer në Universitetin e Manchesterit, rezultoi se më pak se 10% e tyre trajtonin tema të tjera përveç atyre që prej vitesh tashmë njihen si mainstream. Madje edhe në Holandë, një trend i ngjashëm vihet re. Atje, sipas studimeve vetëm 2% e materialeve nuk fookusohen në metoda statistikore dhe vetëm 6% përfshijnë edhe modele aktuale të botës reale.

Megjithatë, me marrjen e masave të duhura ka shpresë për ndryshim, pasi fokusi po vendoset tek shndërrimi i programeve ekonomike duke u bërë jo vetëm më pluraliste në aspektet teorike, por edhe duke qënë sinkron me zhvillimet aktuale që koha sjell.

Megjithatë kaq pak nuk mjafton. Shoqëria ka nevojë për rinovim në një front shumë më të gjerë ndryshimi dhe një qasje të re për arsimin ekonomik, e cila nuk shkon përtej kufijve të ngurtë e të mbyllur, aplikuar dy shekuj më herët. Ne kemi nevojë për një ekonomi e cila përqendrohet në gjithë sistemin ekonomik dhe që pranon të gjitha burimet relevante të dijes, në vend që të nxjerrë përfudime dhe analizojë situaten thjesht mbi të dhënat statistikore. E rëndësishme është që ndryshimet të bëhen në kohë dhe brezat të edukohen me to, edhe pa dale ende në tregun e punës, pasi atje ato kërkojnë më shumë kohë dhe mendësia ndryshon.

Leave A Reply

Your email address will not be published.