The news is by your side.

Programet e mirëqënies sociale, nuk janë aq “mirëqënës” sa duken!

Teksa zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 afrohen, kandidatët progresivë vazhdojnë të propozojnë programe të mirëqënies sociale të përqendruara në zgjerimin e ndërhyrjes qeveritare në kujdes shëndetësor, edukim dhe në vendimet afatgjata familjare. Këto politikanë vazhdojnë t’i referohen programeve Skandinave dhe “sukseseve” të tyre. Ajo çfarë shpeshherë mungon nga diskutimi i politikave është pengesa e pabesueshme e taksave në qytetarët e shtresës së mesme në këto vende.

Opinioni i amerikanëve mbi taksimin

Amerikanët janë më kundërshtues ndaj taksave se europianët, veçanërisht më kundërshtues së Skandinavët. Sipas Pew Research, 53 % e Amerikanëve thonë se ata paguajnë “përafërsisht shumën e duhur të taksave”, teksa 40 % e tyre thonë se paguajnë “më shumë nga sa u takon me të drejtë.” Çdo amerikan me një të kuptuar bazik të historisë së SHBA-ve e di se Amerika u themelua pikërisht nga ata që po protestonin për taksimin, taksimin pa përfaqësim dhe për një qeveri tepër ndërhyrëse.

Në thelb, ideali amerikan është një tokë e qeverisur nga ligjet, jo nga njerëzit. Për këtë arsye, Amerika ndryshon nga vendet e tjera. Sigurisht që votuesit mund t’i ndryshojnë preferencat e tyre drejt modelit Skandinav, por përpara se të arrijnë në atë përfundim ata duhet që të kuptojnë se si financohen këto programe të stërmëdha.

Teksa shumë amerikanë do të presin që këto programe të financohen nga taksimet mbi korporatat dhe taksat e pasurisë mbi të supozuarit “të pasurit” monopolistikë, e vërteta nuk është tamam ashtu. Në dallim nga programet amerikane të mirëqënies, programet Skandinave janë të financuara në një shkallë të madhe nga individët me të ardhura të mesme dhe të larta. Skandinavia është një rajon gjeografik dhe kulturor në Europën veriore, që përfshin Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë dhe Finlandën. Këto katër vende janë shtete të mirëqënies së madhe duke u mbështetur në sisteme të ngjashme taksimi dhe shpenzimesh.

Siç Senatori Bernie Sanders dhe rrethi i tij i ndjekësve progresivë vërejtën, këto vende në të vërtetë garantojnë programe të fuqishme të mirëqënies. Megjithatë, këto programe nuk janë falas. Në fakt, këto vende socializojnë të ardhurat që të financojnë kujdes shëndetësor “falas”, edukim, leje prindërimi dhe kujdes për fëmijët. Është e rëndësishme për të theksuar se disa nga këto vende “po i japin një shpatull të ftohtë për t’u mbështetur shtetit të mirëqënies.”

Të marra së bashku, këto taksa mbi të ardhurat personale dhe shitjet individuale duken tmerruese. Për ata që radhiten në fund nga sasia e të ardhurave, përfitimet mund t’i tejkalojnë kostot. Megjithatë për shtresën e mesme, kostot janë shumë më shumë të rënda se sa politikanët progresivistë amerikanë i bëjnë votuesit të besojnë. Siç shkruan Matt Palumbo: “Nëse Amerika do të kishte nivelet e taksave të Danimarkës, dikush që fiton 60 mijë dollarë në vit, do të duhej të paguante 60 % taksa.

Perceptimi dhe reagimi i votuesve

Realiteti i vrazhdë për shumë progresivistë ende nuk është bërë i qartë. Në një pikë, politikanëve do u duhej të thonë të vërtetën mbi “programet falas” të supozuar për të cilët ata mburren ose t’i tremben një bumerangu elektoral. Në vitin 2010, Demokratët e zgjedhur në karrige të cënueshme e mësuan me pahir këtë mësim kur votuesit zgjodhën bindshëm Republikanët (një fitim prej 63 vendesh në Dhomë), gjatë valës së ndërrimit të reformave të sistemit të kujdesit shëndetësor.

Pavarësisht, fitores me një lum votash të presidentit Obama në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, votuesit u kthyen me të njëjtën monedhë kur reformat thelbësore menjëherë rritën taksat dhe hoqën zgjedhjet në treg. Progresivistët e sotëm duhet t’i mësojnë ato mësime, teksa votuesit amerikanë kanë treguar se reagojnë fuqishëm kur teprohet ndaj tyre. Megjithëse programet mund të ecin mirë, implementimi i tyre është shumë i rrëmujshëm, më pengues dhe më i kushtueshëm seç mundet të bëjë të besojë dikë ideja abstrakte e tyre.

Ne mundemi dhe ne duhet që të mësojmë se si të sigurojmë një kujdes shëndetësor, edukim dhe kujdes për fëmijët më efektiv për ata në nevojë. Siç vëren Palumbo: “Skandinavët janë më të pasur në Amerikë se sa janë në Skandinavi dhe a përbën një surprizë kjo, kur atje nuk ekziston tundimi i fitimeve shtesë?

Ajo çfarë ne nuk mund të përballojmë është që të fshehim kostot e vërteta nën premtimet boshe të fushatave retorikës me të meta të luftës së klasave. Publiku meriton të vërtetën nga politikanët e tij, veçanërisht nga ata që u kërkojnë votuesve një sasi të stërmadhe burimesh.

/ Burimi: Foundation for Economic Education

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.