The news is by your side.

Prodhuesit e makinave tkurrin prodhimin teksa tregu dobësohet

General Motors do të reduktojë prodhimin e  Chevrolet Equinox në dy impiante makinash të Amerikës së Veriut, një lëvizje që vjen pas shkurtimeve të njoftuara nga Ford, Honda dhe prodhues të tjerë.

Prodhuesit e makinave po përballen me tregun e dytë më të dobët që nga Recesioni i Madh dhe shitjet që pasuan prej tij. Se sa do të ulet kërkesa kësaj here mbetet për t’u parë, teksa analistët paralajmërojnë se mund të varet nga mënyra se si administrata Trump do menaxhojë mosmarrëveshjet me Kinën dhe partnerët e tjerë tregtarë.

Zyrtarët e industrisë, përfshirë shefen ekzekutive të General Motors, Mary Barra deklaruan se kanë marrë leksione kyçe përgjatë recesionit të fundit. Kësisoj ata shpresojnë që të jenë më të gatshëm për reagim në këtë periudhë, duke u përshtatur më herët që prodhimi të qëndrojë në linjë me kërkesën e tregut duke shmangur incentivat për tkurrjen e buxhetit, i cili shkatërroi balancat e industrisë.

Shkurtimi më i fundit te General Motors kryesisht ka si objektiv Equinox, por gjithashtu prek  edhe GMC Terrain dhe Chevrolet Tax. Kjo lëvizje ka si synim uljen e shqetësimeve se një sasi e madhe e makinave që hyjnë në treg do të shkaktojnë probleme të tjera për industrinë.

General Motors ka në plan të heqë një nga tre ekipet që punojnë në impiantin San Luis Potosi në Meksikë, sipas zëdhënësit  Dan Flores. Ky impiant prodhon tre modelet tek të cilat ne duam të bëjmë shkurtime, shtoi ai.

Ndërkohë, shefja ekzekutive Barra ka bërë të qartë në disa raste se General Motors nuk do të përsërisë të njëjtin gabim si në Recesionin e Madh.” Në vend që të rrisim incentivat për shitje, këtë herë do të tkurrim prodhimin për t’u përshtatur me kërkesën.” ka thënë ajo.

Ford reflektoi të njëjtën qasje duke cituar “ se do të përdorë teknikën klasike për përshtatjen e prodhimit me kërkesën”. Kompania do të tkurrë prodhimin në Oakville Ontario muajin e ardhshëm duke hequr 200 punëtorë nga puna.

Ndërsa, Honda konfirmoi këtë javë se ka reduktuar prodhimin e modeleve Accord dhe Civic në fabrikën Marysville të Ohio. Po ashtu Nissan tkurri prodhimin në Canton, Mississippi si dhe operacionet në Meksikë në muajt e fundit.

/ Burimi: CNBC

Leave A Reply

Your email address will not be published.