The news is by your side.

Problemi që fshihet pas problemeve tona!

Shumë komentatorë ditët e sotme mbështeten në një narrativë sipas të cilës rritja e dobët në prodhim, populizmi dhe ngjitja e Kinës po kërcënojnë mbijetesën e demokracisë liberale Perëndimore. Megjithatë një nga shkaqet më të zakonshme të identifikuar për pakënaqësinë në Perëndim janë në të vërtetë simptoma të një kolapsi më të thellë intelektual.

Kohët e fundit, u zhvillua një event nga Instituti Mbretëror për Çështjet Ndërkombëtare (Chatham House), ku morën pjesë disa nga mbështetësit më të fuqishëm të organizatës, stafi kërkimor dhe liderë të tjerë. Takimi trajtoi pikëpamje të ndryshme për tre nga problematikat më të mëdha të kohës tonë: ngadalësimi i rritjes së produktivitetit, politikat anti-stabilizim dhe ngritja e Kinës.

Një nga përfundimet që u arrit është se modeli ndërkombëtar kapitalist ka reshtur së funksionuari ashtu siç duhet, veçanërisht në vitet pas krizës financiare të vitit 2008. Kjo është bërë gjithnjë e më e dukshme për votuesit Perëndimorë, madje edhe teksa ekspertët kanë patur vështirësi që të kuptojnë natyrën e saktë të zhvillimeve politike dhe ekonomike.

Sipas librave të ekonomisë të viteve ’70, bizneset e suksesshme në sistemet e bazuara në treg duhet t’u dorëzojnë fitime zotëruesve të aksioneve, të cilët në këmbim duhet të shpien në investime më të fuqishme dhe në rritje të pagave. Në të njëjtën kohë, potenciali për fitime duhet të tërheqë aktorë të rinj në treg, të cilët në këmbim duhet të gërryejnë përfitimet e zyrtarëve, të furnizojnë konkurencën dhe të nxisin inovacionin.

Kjo strukturë nuk po mban më. Zyrtarët raportojnë se fitimet po rriten në mënyrë të vazhdueshme, shpeshherë me ndihmën e bilanceve ekstremisht efiçiente dhe menaxhimit financiar, por ka prova të rralla të rritjes së investimeve apo pagave. Si rezultat, produktiviteti përgjatë shumë ekonomive të avancuara duket të ketë një prirje rënëse.

Në këto rrethana, nuk është çudi që votuesit Perëndimorë janë tërhequr nga partitë populiste. Por kjo nuk do të thotë që demokracia liberale po rrënohet, siç dëgjohet shpesh. Në fakt, një raport i ardhshëm i Chatham House hedh dyshime thelbësore në besueshmërinë e këtij pretendimi alarmues.

Midis viteve ‘70 dhe fillimit të mijëvjecarit të ri, politika në shumë vende perëndimore u zhvendos djathtas, një prirje e mishëruar nga Laburistët e Rinj në Mbretërinë e Bashkuar dhe Këshilli Demokratik i Udhëheqjes në Shtetet e Bashkuara. Për një periudhë, kjo mënyrë e politikës dukej se funksiononte mirë. Në kushtet e rritjes së vazhdueshme, inflacionit të ulët dhe një baticë në rritje që ngriti të gjitha (ose shumicën) e vendeve, u kristalizua një konsensus neoliberal dhe pikëpamjet alternative u margjinalizuan.

Gjithçka ndryshoi pas vitit 2008. Gjatë dekadës së kaluar, tregjet duket se kanë ndalur të sjellin një rritje të përbashkët dhe partitë kryesore nuk kanë arritur në ndonjë ide të re. Votuesit kështu janë drejtuar te zërat njëherë të anuar nga e majta dhe njëherë nga e djathta. Politikat e së majtës që propozohen nga udhëheqësi i Laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar Jeremy Corbyn ështëpothuajse e sigurt që nuk do të funksionojnë.

Por kjo nuk është kryesorja. Ajo që ka rëndësi për votuesit e disavantazhuar është se propozimet e Corbyn duket se ofrojnë diçka që sistemi aktual nuk e bën. Në mënyrë të ngjashme, ata që janë nga e djathta nuk ka gjasa të japin prosperitet më të madh, por idetë e tyre kanë virtytin të tingëllojnë ndryshe. Të fajësosh imigracionin, “globalistët” dhe Kinën për gjithçka mund të krijojnë një terren të fuqishëm politik.

Në mënyrë që t’u ofrojë votuesve një zgjedhje më të mirë, qendra duhet të bëjë shumë më tepër për të siguruar që forcat e tregut po japin rezultatet e njëjta si ato në dekadat e mëparshme. Dhe këtu, hedhja rreth akuzave gjithëpërfshirëse për “populizëm” dhe për fundin e demokracisë nuk do të ndihmonin.

Në përpjekjen për të shpjeguar momentin aktual, shumë nga kolegët e mi liberalë janë duke u mbështetur në një narrativë të gabuar. Problemi nuk është se forcat e reja të frikshme populiste po shkatërrojnë modelin ekonomik të pas luftës, përkundrazi, është e anasjellta. Rritja e lëvizjeve të reja politike është rezultat logjik i periudhës së mëparshme të konsolidimit neoliberal dhe dështimit të mendimit centrist për të dhënë të njëjtat rezultate që jepte dikur.

Për të qenë të sigurt, ekziston një meritë për argumentin që mediat sociale kanë lehtësuar përhapjen e këndvështrimeve heterodokse dhe nganjëherë toksike. Kompanitë kryesore të mediave sociale në mënyrë të qartë nuk kanë shpenzuar sa duhet për të mbrojtur përdoruesit e tyre nga propaganda e sofistikuar, mashtrimet dhe gjërat e ngjashme. Por pyetja e vërtetë është pse ato mesazhe kanë gjetur kaq shumë veshë që i kanë përthithur. Në fund të fundit, të njëjtat teknologji që lejojnë zërat margjinalë të arrijnë një audiencë shumë më të madhe, janë gjithashtu në dispozicion të centristëve. Fushata presidenciale e Barack Obama në vitin 2008 në SHBA shfrytëzoi fuqinë e këtyre platformave dhe pati një efekt të madh.

Më në fund, mosmarrëveshja Kinezo-Amerikane mbi tregtinë dhe teknologjinë mund të jetë më dramatike për përfshirjen e një fuqie jo-liberale, jo-perëndimore në rritje. Por thelbi i konfliktit është ekonomik. Brenda dekadës tjetër, ekonomia e Kinës ka të ngjarë të tejkalojë atë të ShBA-ve si më e madhja në botë.

Për mendimin tim, politikëbërësit Perëndimorë duhet të kundërshtojnë Kinofobinë dhe të inkurajojnë shoqëritë e tyre të jetojnë të qetë me Kinën. Përparimi ekonomik në Kinë nuk do të ndalojë 327 milion njerëz të Amerikës të pasurohen më shumë. Nëse Perëndimi miraton politika të ndjeshme, firmat e veta dhe konsumatorët do të përfitojnë ndjeshëm nga rritja e Kinës.

/ Burimi: Project Syndicate

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.