The news is by your side.

Problemet socio-ekonomike bëjnë bashkë kapitalistët dhe socialistët- por kur vjen puna tek zgjidhjet nuk thuhet e njëjta gjë!

Konferenca Globale e Institutit Milken, është një mbledhje vjetore në hotelet luksoze të Beverly Hills që bën bashkë për elitën financiare globale. Zakonisht, si rezultat i diskutimeve të saj arrihet heqjen e masave shtrënguese dhe detyrat që duhen kryer e për të mirën e kapitalit të përbashkët. Sidoqoftë, këtë vit, megjithatë – ndoshta e shkaktuar nga zgjedhja si tenore e Aleksandria Ocasio-Cortez, e njohur për bindjet e saj deri diku ekstemisht të majta, parë nga pikëpamja e një fushë presidenciale Demokratike, ku konferenca vepron – duket se pati një shenjë paniku.

Në sytë e pjesëmarrësve në konferencë, të pasurit e Amerikës do të pësonin humbje financiare nëse liderët thjesht do të shihnin rrugën e tyre. Në kuadrin e masave që duhen ndërmarrë vetë senatorja Elizabeth Warren ka bërë thirrje për një taksë të re për amerikanët me pasuri 50 milion dollarë ose më shumë, si një përpjekje për të ndihmuar në mbylljen e hendekut midis shtersave të Shteteve të Bashkuara për zgjerimin e pasurisë edhe për më pak të pasurit financiarisht. Nga ana tjetër tenorja Ocasio-Cortez dhe senatorja Ed Markey kanë nënshkruar gjatë takimit edhe të ashtuquajturën, Marrëveshjen e gjelbër, e cila bën thirrje për një përmirësim mjedisor të ndërtesave në të gjithë vendin dhe kufizimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile si format më të mëdha të emetimit të karbonit në atmosferë. Megjithatë nëse masat e mësipërme janë të prekshme për gjithë popullsinë, ndaj konsiderohen si të gjithëpranuara nga palët pjesëmarrëse në konferencë, duket se propozimet për rregullimin agresiv të antitrusteve dhe goditjet në blerjet e aksioneve janë ide kryesore vetëm të majtën drejtuese.

Gjithnjë e më tepër në diskutime apo edhe jetën e përditshme, njerëzit flasin sot për rishpërndarje të pasurisë në ekonominë amerikane dhe faktin se për të punësuarit nuk ka mjaftueshëm të ardhura. Sipas Jason Greenberg, drejtor i firmës investuese bankare Jefferies, nuk ka rëndësi se si bëhet kjo rishpërndarje, me votën popullore ose politika rregullatore nga ekspertë, një ekonomi ku të ardhurat rishpërndahen në favor të qytetarëve, do të sillte ulje të përfitueshmërisë së korporatave. Këto dy komponentë nuk mund të shihen të ndarë nga njëri-tjetri.

E pavarësisht se në pamje të parë, ekonomia amerikane shfaqet e “shëndetshme”, menaxherët e fondeve dhe investitorët si aktorë të përfshirë në skenë janë të vetëdijshëm se Shtetet e Bashkuara po arrijnë nivelet e pabarazisë që prej moshës së re. Sipas tyre, ekonomia sot ka nevojë për politika të ngjashme si ato të ndëmarra nga Franklin Roosevelt, që kombi unifikohet përsëri. Në sytë e ekspertëve të ekonomisë, Roosevelt ishte shpëtimtari i klasës së tij, pasi nëse nuk do të kishte qenë ai, përveç ekonomisë, nga ana politike vendi do të kishte rënë në socializëm. Prandaj, edhe sipas Scott Minerd, zyrtari i lartë i investimeve në Guggenheim Partners, nevojitet marrja e masave të mëtejshme. Ai thekson se sot kemi shoqëri që po vijmë në pikën ku kryhen ndryshime radikale në çdo fushë të jetës, me përjashtim të biznesit, për rritjen e të cilit politikat i ngarkojnë atij peshën ta gjejë vetë rrugën që duhet ndjekur.

Përgjatë konferencës, të pranishmit u tronditën thellësisht nga statistikat në lidhje me pabarazinë e të ardhurave, përqasjen politike në kujdesin shëndetësor, kursimet emergjente dhe peshën e lartë të borxhit apo qerave që mundon amerikanët. Të gjitha këto, sipas të pranishmëve po udhëheqin të rinjtë e sotëm në rrugën drejt socializmit – dhe diçka duhet bërë. Sipas Alan Schwartz, kryetar ekzekutiv i Guggenheim Partners, ajo që sot po ndodh me secilin krah të politikës, kundrejt tjetrit është thjesht një luftë klasore, pasojat e së cilës po afektojnë negativisht shoqërinë. Kjo pasi debatet e vazhdueshme midis kundërshtarëve politikë meritat e socializmit kundrejt kapitalizmit, apo anasjelltas në vend që të fokusohen në përmirësimin e kapitalizmit, po çojë në revolucion.

Ndaj në përfundim të konferencës, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, të gjithë dakordësoheshin në një mendim të përbashkët, “rruga e nevojshme drejt prosperitetit”. Në këtë drejtim, të paktën të pranishmit e konferncës Milken pajtohen me majtën progresive: Kapitalizmi i ka lënë qytetarët amerikanë jashtë rimëkëmbjes ekonomike dhe kjo po i udhëheq njerëzit në marrjen në konsideratë të sistemeve alternative ekonomike dhe politike, pavarësisht nëse përfundimet nuk janë të menduara mire dhe arrihet pastaj për shembull në kolektivizm si Bernie Sanders-it apo nacionalizëm populist si Donald Trump-it. Madje për ta, edhe vetë diagnoza e rrënjëve të problemit nuk shkon në trende të ndryshme nga kjo përqasje. Si rrjedhim theksohet fakti se është vetë analiza e amerikanëve rreth situatës ajo që do përcaktojë administratën qeverisëse të dale nga zgjedhjet e 2020.

Por, le të shohim problemin nga një pikëvështrim tjetër! Të qënurit i pasur, për shembull, është problem, apo përqasje të cilën të gjithë e aspirojnë?

E majta, natyrisht, ka shumë shpjegime për hendekun në rritje mes të pasurve dhe të varfërve. Sipas tyre, globalizimi, automatizimi dhe rënia e veprimit të sindikatave kanë dobësuar fuqinë e punëtorëve në shoqëri. Për pasojë, konsolidimi i korporatave ka thithur vitalitetin nga komunitetet lokale dhe po ashtu vala e shkurtimeve të taksave ka dëmtuar rrjetet e sigurisë sociale e investimet publike që nevojiten për bashkimin e komuniteteve me interest ë përbashkët.

Ndërkohë, e majta progresive vjen me një tjetër qasje. Ajo fajëson mirëqënien e shoqërive të sotme si përgjegjëse për braktisjen e arsmimit publik dhe urine gjithnjë e në rritje për burime shtesë nga ato ekzistuese. Progresistët thonë gjithashtu se kontratat kontraktuese me vendet e huaja rreth hapjes së franshizave në vende me krah pune më të lire, kanë shkatërruar detyrimin që markat ndjenin për punëtorët e tyre. Madje sipas tyre, vetë zbatimi i dobët i politikave financiare i ka lejuar lobeve të biznesit që të zgjedhin ligjet në favor të tyre. Për disa prej tyre madje, me bindje novatore të majta, në thelb kzistenca e pasurisë ekstreme është në vetvete një problem, pasi çdo miliarder i krijuar rishtazi është një dështim i politikës.

Nga ana tjetër, për Milkenitët, pjesëmarrës në konferencë dhe përkrahës të kësaj pikëpamjeje, pasuria është një qëllim për të gjithë që të aspirojnë, jo një problem që duhet zgjidhur. Ndaj

problemi i vërtetë, është shumë më i thjeshtë. Ai fillon me keqmenaxhimin e qeverisë dhe mbaron me edukimin më të mirë të njerëzve për të marrë pjesë në mrekullinë e tregut të lirë.

Përveç kësaj, pjesëmarrësit në konferncë hodhën gjithashtu një mendim se si situata mund të rishikohet për përfundime më pozitive. Sipas tyre, në vend që të kërkohet reformimi i vetë kapitalizmin ose të bëhet thirrje për rishpërndarje të detyruar të pasurisë, duket të gjenden mjete që jo detyrimisht t’iu kërkojnë të pasurve të heqin dorë nga hiçi nga çdo gjë. Rregullatorët më të mirë të bankave amerikane ishin ata që tronditën me idetë e ngritura se si rregullat e tyre të një influence të lehtë do t’i ndihmonin institucionet bankare të arrinin edhe pa shumë para të lëna anash, të mësonin programet e tyre të edukimit financiar të të varfërve për t’i ndihuar ata të ecnin përpara. Një theks i rëndësishëm u vendos gjithashtu në partneritetet publike-private tashmë të shtrira në çdo fushë të jetës, nga reforma e drejtësisë penale në financimin e infrastrukturës dhe riorientimi nga kolegjet tradicionale drejt arsimit të fuqisë punëtore – që gjithashtu rritin përfitueshmërinë e bizneseve duke u ofruar atyre punonjës të mirëtrajnuar.

Në panelin mbyllës të konferencës, Milken parashtroi gjithashtu një pyetje që me sa duket ha diskutim jo vetëm për kushtet aktuale, por vlen të shqyrohet edhe në diskutime të mëvonshme. Sipas tij, një nga dilemat e së sotmes lidhet me faktin nëse, duhet ose jo të sfidohet kapitalizmi dhe tregu për të shqyrtuar kontributin e njerëzve të përgatitur në marrjen e përfitimeve të shoqërisë, më shumë se sa të vetë sistemit. Prandaj, në vazhdim të këtij mendimi ai u shpreh se, në vend që të sigurojë më shumë fonde për shkollat publike, individët e pasur duhet të marrin personalisht kostot e edukimit të të rinjve premtues. Kjo do të rriste më tepë jo vetëm përfitimin e shoqërisë, kompanive dhe punëdhënësve me punonjës të mire kualifikuar të së ardhmes, por edhe përfitimin e vetë këtyre që rinjve, që më vonë, pavarësisht shpenzimeve enorme për arsimim të mos marrin si kthim nga investimi një ulje të të ardhurave gjatë gjithë jetës së tyre.

Përveç çështjeve finaciare dhe të lidhura me ekonominë e shoqërisë amerikane, një tjetër tematikë që ndeshi në diskutime të shumta dhe vëmendje të veçantë nga pjesëmarrësit ishte edhe çështja mjedisore e ndryshimet klimaterike globale. Gjithnjë e më shumë, kjo pikëpamje vendoset në qendër të shumë debateve, pasi pavarësisht masave për rregullimin e çdo fushe jetësore, nëse konteksti kryesore ku ato aplikohen, mjedisi, kalon në kolaps, ndoshta asgjë nuk do të ishte më me vlerë.

Ndaj njëjta dinamikë luhet edhe kur është fjala për ndryshimet klimatike. Pa marrjen e masave parandaluese, moti ekstrem do të çonte në thatësira dhe pasiguri ushqimi, e cila lehtësisht do të konvergjonte në luftë – shtuar këtu edhe paqëndrueshmërinë gjeopolitike që konkurron tregjet. Super-stuhitë, që globalisht prekin pjesë shumë të konsiderueshme dëmtojnë shtëpitë dhe infrastrukturën, duke zhvendosur popullsinë. Të gjitha këto janë një tendosje mbi ekonominë, dhe për kompanitë, pasi përfaqësojnë pasiguri dhe paqëndrueshmëri në zinxhirët e tyre të furnizimit. Ndaj edhe ndryshimet klimaterike sipas pjesëmarrësve janë të lidhura pazgjidhshmërisht me ekonominë dhe kërkojnë masa serioze, jo thjesht ndërhyje estetike afatshkurtra.

Sigurisht që konfrenca, diskutimet dhe zgjidhjet e propozuara për secilën nga çështjet hedhin dritë në probleme shumë aktuale, jo vetëm të shoqërisë amerikane, por të shtrira tashmë globalisht. Ekonomia dhe kërkesat për rishpërndarje të të ardhurave dëgjohen gjithashtu edhe në vende të tjera anembanë botës. Ndikimi në rritje i socializmit po bëhet një realitet shqetësues për sa kohë që kapitalizmi ende nuk po iu jep njerëzve përgjigjet që presin e dëshirojnë rreth situatave aktuale ku gjenden.

Kështu, zgjidhjen afatshkurtër ata e shohin në sisteme politike që ju premtojnë barazi ekonomike e finaciare me shtresat e tjera të popullsisë, premtime thjesht deluzive e ndoshta të pabaza. Për aq kohë që njerëzit punojnë ndryshe, shfrytëzojnë ndryshe mundësitë që ju parashtohen, kanë burime të ndryshme në dispozicion, e veprojnë në kontekste jo më pak të tilla, në thelb, janë tërësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri, a nuk është e pavend të kërkohen të njëjtat gjëra për të gjithë, në rezultate, pasuri apo mënyrë jetese? Mos ndoshta njerëzit ende nuk i kuptojnë tamam sistemet politike dhe thjesht krijojnë ideale që shpejt ju kthehen në psikozë? Vërtet ekonomia e shoqëria në tërësi ka nevojë të shpëtohet, por a arrihet kjo pa sakrifica?

Leave A Reply

Your email address will not be published.