The news is by your side.

Princi Charles i Britanisë i infektuar me Covid-19

Trashëgimtari i fronit të Britanisë, Princi Charles, 71 vjeç ka rezultuar pozitiv në testin për Coronavirus. “Ai ka shfaqur simptoma të lehta dhe mbetet në gjendje të mirë shëndetësore, madje ka punuar nga shtëpia gjatë ditëve të fundit si zakonisht.” u tha në një deklaratë nga Clarence House, rezidenca e tij në Londër.

“Nuk është e mundur të përcaktohet se kush ia ka ngjitur princit, emri zyrtar i të cilit është Charles, Princi i Uellsit – virusin, për shkak të numrit të madh të angazhimeve që ai ka kryer në detyrat e tij publike gjatë javëve të fundit.” shtohet më tej në deklaratë.

Gruaja e tij Camilla, Dukesha e Cornwall, gjithashtu është testuar, por ka rezultuar negative. “Në përputhje me këshillat mjekësore, Princi dhe Dukesha tani janë izoluar në shtëpinë e tyre në Skoci.” bëhet gjithashtu me dije.

Leave A Reply

Your email address will not be published.