The news is by your side.

Presidenti i KE viziton sot Shkupin dhe Tiranën

Para një jave Komisioneri Europian i Zgjerimit, Oliver Varhelyi vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për t’iu shprehur nga afër autoriteteve vendase mbështetjen në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai zhvilloi takime me drejtuesit më të lartë në vend dhe gjithashtu vizitoi edhe zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Nga të dyja vendet, komisionari gjithashtu rikonfirmoi faktin se BE dhe ai vetë e kanë prioritet Ballkanin Perëndimor.

Komisioneri Europian i Zgjerimit, Oliver Varhelyi

Nga ana tjetër, ditën e sotme Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Njoftimi është konfirmuar edhe nga publikimi zyrtar i agjendës së Këshillit të Europës. Vizita e vjen në prag të një tjetër momenti të rëndësishëm për dy vendet. Ndërsa Bashkimi Europian përgatitet për majin, kohën kur Kroacia merr presidencën e BE dhe mbahet në Zegreb Samiti për Ballkanin Perëndimor, muajt para tij janë gjithashtu një afat i mundshëm për hapjen e negociatave, megjithëse presidenti francez Macron kërkon me ngulm reformimin e BE, para se të vazhdohet më tej me zgjerimin e tij.

Deri tani, Komisioni Evropian ka konfirmuar se i qëndron besnik rekomandimeve për hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke shprehur besimin për një vendim pozitiv nga Këshilli përpara Samitit të Zagrebit në maj. Një zëdhënëse e Komisionit Evropian ka bërë të ditur edhe disa detaje nga metodologjia e re e zgjerimit, ndërsa deklaroi se, “Komisioni Evropian do të paraqesë në javët në vazhdim propozimet për ta bërë procesin e pranimit më efikas, më të besueshëm dhe më dinamik”.

Por, përveç negociatave, drejtuesit e BE gjithashtu i kanë shprehur Shqipërisë mbështetjen e pakursyer lidhur me tërmetin e nëntorit dhe tejkalimin e pasojave. Pikërisht për këtë arsye, do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel Konfernca e Donatorëve, do të japë mbështetje për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.