The news is by your side.

Presidenca amerikane, një garë manjatësh- Michael Bloomberg 17 herë më i pasur se Trump

Kudo globalisht ka një pabarazi të madhe midis të pasurve dhe të varfërve, ama në Shtetet e Bashkuara ka edhe një hendek po kaq të madh midis të pasurve dhe të pasurve. Ky është rasti tipik i garës aktuale presidenciale në SHBA. Donald Trump është me vlerë pasurie rreth 3.1 miliardë dollarë ka shumë më tepër para krahasuar me pothuajse gjithë të tjerët në botë, por kundërshtari i tij në garë e zbeh fuqishëm. Michael Bloomberg, me një pasuri rreth 53 miliardë dollarëshe është një prej më të pasurve të globit.

Vlera neto e pasurisë së Michael Bloomberg dhe Donald Trump
Burimi: Forbes

Kur menaxhohen si duhet, pasuritë e mëdha – si çdo grup investimesh – mund të rriten në mënyrë eksponenciale. Kështu ndodhi me Bloomberg, i cili u rendit i pari në listën e Forbes 400 njerëzve më të pasur të Amerikës me një pasuri prej “350 milion dollarësh ose më shumë” në 1992, pas terminaleve të tij Bloomberg, bonove dhe shumë investimeve të tjera me të cilat dominonte Wall Street. Në atë kohë, Trump po luftonte për të shpëtuar perandorinë e tij në prag kolapsi, pasi borxheve të shumta.

Trump u rikthye në Forbes 400 në 1996, me një pasuri prej 450 milion dollarë, në një kohë kur për të njëjtin vit pasuria e Bloomberg kishte arritur një vlerë prej 1 miliard dollarësh. Gjatë 23 viteve që pasuan, vlera neto e Trump u rrit në një normë vjetore prej 8,8%, duke tejkaluar kthimin prej 6.7% të indeksit të aksioneve S&P 500 për të njëjtën periudhë. Shumica e fitimit të Trump erdhi vitin e parë, nga 1996 në 1997, kur pasuria e tij u rrit nga rreth 450 milion dollarë në 1.4 miliardë dollarë. Rritja e Bloomberg ishte më e madhe dhe shumë më e qëndrueshme, duke u kompleksuar me një normë prej 18.8% në vit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.