The news is by your side.

Prej sot anulohet çdo fluturim civil nga Rinasi. Ja kush bën përjashtim!

Nëpërmjet një deklarate, Aeroporti i Rinasit ka bërë me dije se duke filluar nga dita e sotme, e hëna e 23 marsit, do të ndërpriten të gjitha udhëtimet e avionëve, vetëm me disa përjashtime. Këtu përfshihet vetëm kompania Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli. Gjithashtu përjashtohen të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të situatës.


Në deklaratë thuhej:
Nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.
Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë. Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.
“Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, tha Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.
Për veprime të mëtejshme, këshillojmë pasagjerët që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.
Faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport”

Leave A Reply

Your email address will not be published.