The news is by your side.

Pranvera Arbe II/ C’po ndodh me protestat popullore në Sudan dhe Algjeri?

Protestat popullore në Sudan dhe Algjeri tregojnë se protestat e vitit 2011 nuk zgjidhën cështjet thelbësore të demokracisë së këtyre vendeve. Më shumë se 20 demonstrues u vranë nga forcat pro qeverisë në Sudan javën e shkuar ku me mijra njerëz kërkojnë fundin e një regjimi 30 vjecar. Në zemër të problemeve mbetet distanca mes qeverisë dhe të rinjve në këto shtete ku papunësia mbetet e lartë. Ishte ky “inat” popullor që coi në revolucionet e vitit 2011. Konfliktet filluan në shtete si Libi, Siri e Jemen dhe që akoma nuk janë shuar tetë vite më vonë. Për një kohë të gjatë këto shtete përdorën autoritetin e tyre dhe politikat sociale për të  ndaluar portesta duke ofruar shpenzime të mëdha shtetërore të përfituara nga shitja e naftës. E gjitha kjo në kurriz të lirisë politike.          Por këto kohë subvencionet në ushqim, energji dhe naftë janë ulur ose hequr fare duke rritur shumë koston e jetesës për qytetarët e varfër. Bota Arabe ka një ndër nivelet më të larta të papunësisë rinore në botë e cila arrin në 30%.

Banka Botërore thotë se vetëm për të mbajtur në balancë presionet demografike vendet Arabe dhe Afrika e Veriut duhet të krijojnë të paktën 10 milion vende të reja pune në vit. Për këtë arsye qeveritë e këtyre shteteve duhet të krijojnë kushte për reforma institucionale. Testi i parë do të jetë sjellja e ushtrisë ndaj protestuesëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.