The news is by your side.

Pound në nivelin më të ulët të dy viteve të fundit- tregues i krizës së thellë ekonomike

Situata e tensionuar dhe paqëndrueshmëria ekonomike e politike nxitur nga Brexit, nuk janë më një risi në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë luhatjet e fundit të monedhës vendase Paundit, duket se po shkaktojnë akoma më tepër shqetësim.  Që prej kohës kur kryeministrja Theresa May bëri të ditur dorëheqjen, paundi britanik ra me 2%. Kështu reduktimi në 1.2457 kundrejt dollarit apo niveli aktual i monedhës në kuotën e 1.2441 është vlera më e ulët e regjistruar për të paktën 2 vitet e fundit, që prej Prillit 2017.

Rënia aktuale e Sterling me 0.6%, më e ulëta që nga 2017, bëri që edhe obligacionet qeveritare të Britanisë të ndryshojnë me 0.72%, duke prekur javën e kaluar nivelin më të ulët  që nga shtatori i 2016. Kështu zhvillimet e fundit kanë rritur shqetësimet mbi ngadalësimin ekonomik dhe tregjet presin që politikëbërësit të ulin normat e interesit dhe me gjithë shenjat e rënies ekonomike, politikat mbi huamarrjen të konsiderohen me një rëndësi të veçantë. 

Nga ana tjetër,  të dhënat e dobëta mbi shitjet me pakicë dhe treguesit negativë ekonomikë për tremujorin e dytë ndikuan edhe besimin e investitorëve, duke bërë që perspektiva ekonomike të shtohet tek faktorët negativë dhe vëmendja të kthehet nga masat e nevojshme prej Bankës së Anglisë. 

Shitjet zhgënjyese me pakicë shihen nga ekspertët si treguesi se ekonomia po përballet me tremujorin e saj më të keq që nga viti 2012. Kjo është konfirmuar edhe nga Jeremy Strech, kreu i Strategjisë për Monedhat e G10, i cili ka theksuar se sipas gjasave GDP-a e tremujorit të dytë të këtij viti të jetë negative, për herë të parë që nga 2012.

Ndaj pamja e zymtë ekonomike po shton faktorët e rrezikut tek çmimet e tregjeve të parave në një normë të shkurtuar nga Banka e Anglisë. Megjithatë nëse pasojat e luhatjeve të fundit të paundit janë thuajse tërësisht ekonomike, duket se shkaqet lidhen me politikën. Ndërkohë që gara për kryeministrin e ardhshëm po arrin drejt fundit dhe favoriti Boris Johnson ka mbajtur të hapur mundësinë e daljes pa marrëveshje nga Unioni, shqetësimi në tregje duket se po shtohet dhe tashmë investitorët janë edhe më të pasigurt rreth asaj që pritet.

/ Përshtatur nga SCAN Tv

Leave A Reply

Your email address will not be published.