The news is by your side.

Populizmi gjithnjë dështon

Nga Arbër Hitaj

E ndërsa koha në qeverisje kalon, levizjet populiste nuk janë më aq komode sa ishin para se të merrnin në duar çelësat e qeverisjes. Liderët kryesorë populist që premtuan të thanin kënetën ku ishte futur politika, tani po notojnë në të. Një vështrim në disa shtete në Botë, tregon pikërisht vuajtjen e këtyre partive për të gjetur kauza mbijetese dhe problemet që po shfaqin.
Krisja e parë në kampin populist ndodhi në Austria, ku zëvëndës kancelari doli një një video duke premtuar kontrata ndaj një biznesmeni rus. Në Itali, populistët e Salvinit dhe 5 Yjeve, që kanë humbur shkëlqimin, hoqën dorë nga plani I tyre fillestar për të ulur rrogat e fryra të politikavë me argumentin qesharak se nuk ndikojnë një uljen e borxhit të lartë publik. Në Çeki, policia i ka sugjeruar prokurorisë të ngrejë akuza për dhënie të rryshfetit ndaj kryeministrit Andrej Babis. Në SHBA, Presidenti Donald Trump, vazhdon betejen me Kongresin që kërkon pasqyrat financiare të pagesave të taksave. Një tjetër super populist anglezi Nigel Farage, refuzon të thotë në Parlamentin Europian, pse ka marrë një dorë të mirë parash nga Arron Bank, një nga institucionet kryesore që financoj Brexit. Arron Bank gjithashtu është duke u hetuar nga institucionet Britanike. Në Izrael kryeministri Benianim Netanjahu vijon të mbrohet nga imuniteti, për akuzat e rënda për korrupsion dhe rryshfet. Në Argjentinë, ish Presidentja Cristina Fernandez de Kirchner, që po garon për postin e zëvënëdës presidentes, është duke u përballuar me akuzat për mbështetje të një organizate kriminale.
Duke qartë se kalorësit e antikorrupsionit, janë zhytur vetë në baltë dhe me përjashtim të SHBA, ekonomitë notojnë në ujëra të turbullta dhe ndasitë sociale janë të mëdha. Një fenomen që politologët venë re është ndarja e madhe që populizmi i krijon shoqërisë, “ne të kulluarit” (populistët) dhe ata të korruptuarit politikanët, bankierët, biznesmenët apo profesionistë të mirë paguar. Kjo është trashigimia kryesore e kësaj rrymë politike që e bën edhe më të rrezikshme në kohët moderne, ku shoqëritë perëndimore janë të konsoliduara.
Pavarësisht kësaj nga triniteti, antiemigracion, antikorrupsion, siguri, duke se populistëve ju ka ikur antikorrupsionin. Ndërsa nga të dhënat e dala nga Eurobatrometri, sqarojnë se për njerëzit kauzat që po merr më shumë vëmendje, janë ngrohja globale apo ndryshimi klimatik. Frika ndaj terrorizimit dhe emigracionit është ulur ndjeshëm, dhe kjo jo falë qeverive populiste, por agjensive dhe bashkëpunimit.
Megjithatë populizmi mbetet një strehë për një numër të madh politikanësh, dhe kjo sqarohet më mirë nga shprehja e studiuesit meksikan Benjamin Arditi, se populizmi ngjan më një person të dehur në në një festë që nuk respekton njeri por thotë vetëm problemet e vërteta të shoqërisë.
Por si çdo person i dehur, që nuk kontrollon dot veten, për të mos kaluar më tej…

Leave A Reply

Your email address will not be published.