The news is by your side.

Political Scetch/ Drejt Evropës me bukë me vete!

Qeveria e bën të sigurtë:Pa mbaruar kjo pranverë Evropa do na pranojë kështu si jemi. Me halle e probleme plot por nuk do na lërë jashtë dere. Mjaft!Rreth sofrës europiane do ulemi si vëllai vogël i lodhur nga rruga e gjatë me xhaketë të pluhrosur! Do na pyesë sa para kemi në xhep dhe do qeshë kur të mësojë se paguhemi në muaj sa një e dhjeta e çdo vëllai tjetër! Dhe do çuditet prap me fytyrën tonë të qeshur nga gëzimi se prap jemi të kënaqur se ka më keq për shumë si ne që s’ kanë punë fare atje buzë Adriatikut! Pastaj do na pyesë nëse ndalëm rrugës dhe a kami ngrënë. Dhe ne, si vëllai vogël, do i themi se nëna nga meraku i rrugës së gjatë na dha bukë me vete mbështjellë gazetë!
Shënim

Leave A Reply

Your email address will not be published.