The news is by your side.

Policia ndjek penalisht 26 persona të Astirit- Të ndaluarit deri në 73 vjeç

Ditën e djeshme banorët e Astirit në kryeqytet u përballën ashpër me policinë pasi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, filloi aksionin e prishjes së banesave, për t’i hapur rrugën projektit të Unazës së Madhe, Loti i parë. Situata u përshkallëzua shumë dhe nga tensionet e shtuara, banorët dhe policia u përleshën, duke shënuar shumë të plagosur dhe të arrestuar apo shoqëruar në polici.

Sot, një ditë pas ngjarjes, policia e kryeqytetit bën me dije bilancin e përplasjes së banorëve me forcat policore. Sipas të dhënave nga i njëjti burim thuhet se deri tani ka arritur në 26 numri i personave të proceduar penalisht në lidhje me ngjarjen. Mosha e të ndaluarve varion nga 22 deri në 73 vjeç.

Kështu nga deklarata citohet: “Ditën e sotme në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të sheshit “Shqiponja”, Tiranë, rreth orës 06:00 të mëngjesit një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë, sende të forta dhe bomba molotov punonjësit e policisë si dhe punonjësit e policisë të cilët ishin dislokuar në këtë rrugë për të ushtruar detyrën në lidhje me zbatimin e planit të masës për shembjen e 33 objekteve që preken nga projekti i rrugës. Si pasojë e sulmit me gurë, sende të forta dhe bombave molotov mbetën të plagosur 5 punonjës Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe nga Patrullat e përgjithshme. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta dhe bombave molotov, është dëmtuar 1 automjet i Policisë.”

Por ndërkohë që në deklaratën e policies përplasja me banorët e Astrit komentohet thjesht si dhunë drejtuar punonjësve të policies, 26 personat e proceduar po ndiqen penalisht për veprat penale si: “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike” dhe “Shkatërrim prone”.

Nga ana tjetër, duket se përveç të proceduarit penalisht dhe veprimet e tyre të dhunëshme sipas policisë, për banorët e plagosur nuk flet njeri. Ende sturkturat përkatëse nuk kanë një bilanc rreth tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.