The news is by your side.

Pjesët kineze të makinave po mbarojnë. Gjigandët globale nuk kontrollojnë dot humbjet

Kostoja njerëzore e shpërthimit të Coronavirusit të Kinës është tragjike dhe tashmë edhe e dukshme. Madje për bizneset në të gjithë botën ajo mund të bëhet edhe më e rëndë gjatë javëve të ardhshme. Prodhuesit në të gjithë globin, sidomos ata që varen nga pjesë nga Kina për të mbajtur zinxhirët e tyre të furnizimit, mund të goditen thellësisht nëse shumë prej fabrikave montuese në të gjithë Kinën vijojnë të mbeten të mbyllura.

Impiantet automatike të makinave janë ndër të parët që ndjejnë ndikimin. Kjo jo vetëm për shkak të madhësisë masive të industrisë kineze për pjesët e automjeteve, por edhe faktit që nuk mund të ndërtohet një makinë as sikur të ketë 99% të pjesëve të saj, por t’i mungojë një komponent i vetëm, ai i cili vjen nga Kina.

Edhe më herët ka pasur shumë shembuj se si në të kaluarën fatkeqësi natyrore si zjarri ose katastrofa të tjera kanë ndikuar në mbylljen e fabrikave të automjeteve në të gjithë botën, ama aktualisht virusi i Kinës mund të jetë shumë më keq, në varësi të faktit sa përhapet ai dhe do të zgjasë pezullimi i aktivitetit ekonomik.

Kina është furnizuesi më i madh i pjesëve automobilistike në të gjithë botën, duke gjeneruar gati 35 miliardë dollarë në vitin 2018. Në të njëjtin vit, rreth 20 miliardë dollarë pjesë kineze u eksportuan vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndërsa një pjesë e tyre shkojnë në dyqanet me pakicë të pjesëve të automjeteve, apo linjat e montimit, për të ndërtuar makina. Ndaj për ekspertët ka rrezik që situata të bëhet edhe më keq, duke qënë se pjesët që vijnë nga Kina, jo vetëm janë të domosdoshme, por përdoren në  ​fuksione kyçe pa të cilat makina nuk funksionon.

Deri tani, shumica e fabrikave të montimit të automjeteve në Kinë janë mbyllura, por edhe ato janë në punë mund të përmbushin vetëm nevojat e tregut vendas. Volkswagen njoftoi se po i mban ende  mbyllur fabrikat e saj të makinave kineze pjesërisht për shkak të kufizimeve të udhëtimit atje dhe pjesërisht për shkak të mungesës së pjesëve. As General Motors nuk do të rifillojë nga puna të paktën deri në 15 shkurt, për shkak të problemeve me zinxhirit të furnizimit.

Por kompanitë tashmë kanë filluar të përhapen në tregje të reja. Hyundai ka mbyllur fabrikat e montimit në Korenë e Jugut, jo vetëm për shkak të virusit, por sepse nuk mund t’i mbajnë në funksion pa pjesë kineze. Nissan tha që uzina e saj në Kyushu, Japoni do të kishte aranzhime prodhimi për shkak të mungesës së pjesëve kineze. Edhe prodhuesi automatik francez Renault po pezullon prodhimin në një fabrikë në Busan të Koresë së Jugut, për shkak të ndërprerjeve në furnizimet e pjesëve kineze, ndërkohë që javën e kaluar, Fiat Chrysler tha se kjo situatë po i vendos në rrezik një fabrikë shumë të rëndësishme europiane.

Të gjithë prodhuesit e tjerë të automjeteve po monitorojnë nga afër situatën në Kinë por është shumë shpejt të thuhet se çfarë ndikimi do të ketë kjo gjendje në operacionet e tyre globale. Ekspertët thonë se industria globale e automjeteve ende nuk e ka parë ndikimin e plotë dhe nëse situata zgjatet edhe në vazhdim, rezultatet e vërteta kanë për të qënë të hidhura.

Leave A Reply

Your email address will not be published.