The news is by your side.

Përveç krizës, ja çfarë tjetër e rrezikon turizmin në Europë!

Industria e turizmit në Europë ka rrezik të eklipsohet nga destinacione të tjera globale pasi qeveritë vendosin masa të ndryshme për të rihapur me kohë për sezonin e verës, sipas ekspertëve nga CNBC. Turizmi përfaqëson 10% të ekonomisë europiane dhe krijon 27 milionë vende pune direkt dhe indirekt në të gjithë rajonin. Sidoqoftë, sektori ka qenë në pauzë që nga muaji mars me shumë vende duke imponuar bllokime dhe kufizime të rrepta të udhëtimit për të kontrolluar përhapjen e Covid-19. Qeveritë europiane kanë njoftuar strategji për rihapjen e sektorit për verën, por ka shqetësime se nga mungesa e koordinimit do përfitojë destinacione të tjera.

“Ajo që kam frikë … është mungesa e standardizimit, mungesa e harmonizimit.” thekson Eduardo Santander, kreu i Komisionit Europian të Udhëtimeve, një grup shoqatash të turizmit në të gjithë Europën. Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, zbuloi javën e kaluar udhëzimet se si duhet të rihapin destinacionet turistike në rajon. Këto përfshinin ide të tilla si një sistem rezervimi për ushqim apo pishina. Sidoqoftë, vendimet në fund të fundit varen nga qeveritë respektive të 27 vendeve anëtare. Kjo do të thotë që kryeqytete të ndryshme kanë njoftuar masa të ndryshme se si do pranojnë mysafirë të rinj.

“Ju po planifikoni të shkoni në Itali dhe protokollet atje janë shumë më të sofistikuara dhe më të komplikuara në krahasim me Greqinë ose Spanjën. Kjo mbase do krijojë një avantazh konkurrues, ose një disavantazh konkurrues, nëse disa qeveri janë shumë të relaksuara ose disa qeveri janë shumë të rrepta. “ shprehet Santander.

Në një raport, të publikuar në fillim të këtij muaji, shumica e destinacioneve europiane thanë se ata presin që mbërritjet të jenë më të ulëta, madje mes 30% dhe 40%  më pak në vitin 2020, krahasuar me 2019-ën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.