The news is by your side.

Përmirësohen parashikimet për ecurinë e euros

Investitorët duket se janë në pritje të shenjave nëse euro është gati të rimëkëmbet dhe fitojë përsëri terren. Monedha, prej rreth një muaji, aktualisht gati ka arritur nivelin më të ulët dhe këmbehet me 1.1029 dollarë, ndërsa në vlerësimet e ekpertëve theksohet se deri në fund të dhjetorit monedha europiane mund të arrijë deri në 1.16 dollarë.

Megjithatë, tregjet evropiane ende nuk kanë parë një pike vendimtare kthese në të dhënat ekonomike dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për euron, pavarësisht lajmeve pozitive se Gjermania ia doli të shmangë recesionin.

Ekonomistët shohin një perspektivë më pozitive për vitin e ardhshëm, në një kohë kur optimizmi u rrit të martën dhe besimi i investitorëve gjermanë arriti në nivelin më të lartë në gjashtë muaj. Kjo pason shenjat pozitive të vazhdueshme nga Kina, ku prodhimi u rrit për tetorin me ritmin më të shpejtë në më shumë se gjashtë vjet.

Për të dhëna të mëtejshme për të ardhmen e ekonomisë europiane, investitorëve do iu duhet të presin të premten e ardhshme, kur Presidentja e re e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde do të dalë në një deklaratë. Megjithatë janë të ulëta shanset që ajo të sinjalizojë ndonjë devijim të rëndësishëm nga politika aktuale në një fazë kaq të hershme të mandatit të saj. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të këshillit drejtues kanë sinjalizuar këtë javë që Banka Qendrore nuk po nxiton të zgjerojë më tej stimulin monetar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.