The news is by your side.

Përgjysmohen eksportet e Gjermanisë me Iranin

Eksportet gjermane në Iran ranë me gati gjysmën e sasisë në 6 mujorin e parë të 2019. Kjo do të thotë se kompanitë po tërheqin lidhjet tregtare me Teheranin për të shmangur telashet me Shtetet e Bashkuara pasi Washingtoni rivendosi sanksionet.

Shitjet në Iran ranë me 48 % në 678 milionë euro nga Janari në Qershor, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave. Importet nga Irani ranë me 43 % në afërsisht 110 milionë euro.  “Fakti se tregtia mes Iranit dhe Gjermanisë është rrënuar masivisht, fatkeqësisht nuk është surprizë e madhe, thjesht ishte një tregues i karakterit jashtë-territorial të sanksioneve të fundit të SHBA, që do të thotë se kompanitë nga vendet e treta gjithashtu ndëshkohen nëse bëjnë tregti me Iranin.’ është shprehur shoqata tregtare BGA. “Kompanitë gjermane janë të detyruara të zgjedhin midis aktiviteteve të tyre tregtare në Iran dhe në Shtetet e Bashkuara, kështu që bëhet e qartë se cili është tregu i preferuar,” shtoi më tej BGA.

Presidenti Donald Trump vitin e kaluar i nxori Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje nukleare mes Iranit dhe fuqive të mëdha. Nën marrëveshjen e 2015, sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit ishin zbutur në këmbim të tkurrjes së programit bërthamor të Teheranit.

Pavarësisht vendimit të SHBA për të rivendosur sanksionet, Gjermania, Franca dhe Britania po përpiqen ta shpëtojnë marrëveshjen duke vendosur marrëdhënie tregtare me Iranin, por një mekanizëm pasqyrues iranian për këtë marrëveshje ende nuk është vendosur.

Nëse mekanizmi Instex përparon, si fillim do funksiononte vetëm për produkte si farmaceutikët dhe ushqimet, të cilët nuk janë subjekte të sanksioneve nga SHBA. Zyrtarët e Iranit kanë thënë në mënyrë të përsëritur se Instex duhet të përfshijë shitjet e naftës  ose të sigurojë lehtësira thelbësore për tregtimin e saj. Vitin e kaluar, Gjermania eksportoi drejt Iranit kryesisht makineri, produkte kimike dhe pjesë makinash.

/Burimi: Reuters

Leave A Reply

Your email address will not be published.