The news is by your side.

Përditësohen shifrat, vetëm sot 15 152 raste të reja konfirmohen me Coronavirus

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme nga Kina është bërë me dije se 15,152 raste të reja janë konfirmuar si të prekura nga Coronavirus dhe 254 vdekje të tjera janë regjistruar gjithashtu. Këto shifra përfshijnë raportimet edhe nga provinca Hubei, vatra prej nga u përhap virusi. Kjo bën që numri i përgjithshëm i vdekjeve të vendit të arrijë në 1.367 persona, kurse numri i atyre të infektuar të shënoja vlerat rekord 59,804 raste.

Një zëdhënëse e Komisionit Shëndetësor të Shangait tha në një konferencë për shtyp se metodologjia për diagnostikimin e koronavirusit është e njëjta që përdoret në të gjitha provincat dhe bashkitë kineze, përveç Hubei. Autoritetet shëndetësore në provincën Hubei filluan të përdorin këtë javë një metodë të re për të diagnostikuar virusin, pasi gjendja atje është më e rrezikshme dhe ekzaminimi duhet të jetë më i intensifikuar.

Më parë, infeksioni konfirmohej vetëm me testet e acidit nukleik, të cilat kërkonin ditë për t’u përpunuar, por provinca Hubei tani po përdor skanime CT, të cilat mund të diagnostikojnë virusin më shpejt, në mënyrë që edhe izolimi i rasteve të reja që zboluhen të bëhet më shpejt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.