The news is by your side.

Për investitorët ky është momenti më i rrezikshëm financiar që nga 2009-ta!

Paralajmërimet negative në tregjet globale financiare, sa vijnë dhe shtohen, pas një kaskade shitjesh në gjithçka, nga rezervat apo nafta e papërpunuar deri tek metalet si xeherorët. Lufta tregtare dhe frika e recesionit i kanë bërë investitorët nervozë dhe i kanë nxitur ata të kërkojnë siguri duke investuar në ar, obligacione qeveritare dhe madje edhe bitcoin.

Disa madje kanë frikë se lëvizjet e fundit janë sinjalet e qarta për turbullira edhe më të thella se ato që  përfshinë Wall Street-in në fund të vitit të kaluar. “Ekziston një probabilitet i lartë që të hyjmë në një skenar tjetër të Dhjetorit, i cili ishte një vrimë e zezë për pothuajse të gjitha klasat e pasurive, përveç Thesarit dhe arit,” tha për CNN Business Daryl Jones, Drejtori i Kërkimit në Hedgeye.

Dhjetorin e kaluar, indeksi  S&P 500 arriti në vlerën 9% dhe ishte muaji më i keq i indeksit që nga Depresioni i Madh. Jones shprehet se këto lloj rëniesh të tregut janë të frikshme sepse nuk  dihet ku është fundi.

Periudha e fundit e turbullirave të tregut shpërtheu në 1 Gusht pasi Presidenti Donald Trump shokoi investitorët duke përshkallëzuar luftën tregtare me Kinën. Investitorët kanë frikë se tarifat e fundit të Shteteve të Bashkuara për Kinën, planifikuar të hyjnë në fuqi në 1 Shtator, do të përkeqësojnë ngadalësimin e vazhdueshëm të rritjes globale. “Ne mund të jemi në momentin më të rrezikshëm financiar që nga Kriza Financiare e 2009”, tha ish sekretari i Thesarit të SHBA Larry Summers.

Rreziku i paqëndrueshmërisë duket se ka trembur edhe më tepër ekspertët të cilët nuk ngurojnë ta krahësojnë situatën me një përsëritje të skandalit të famshëm Lehman Brothers. Strategu i Nomura, Masanari Takada bëri jehonë duke paralajmëruar se një tjetër paqëndrueshmëri “mund të ishte si Lehman”.

Takada argumentoi se lëkundjet e papritura të tregut midis optimizmit dhe pesimizmit për luftën tregtare i ngjajnë ndryshimeve në dekadën e kaluar. “Edhe nëse ndjenja e tregut të aksioneve fillon të rritet, ajo mund të shembet përsëri në fund të Gushtit ose fillim të Shtatorit”, thekson ai.

Indeksi S&P 500 është reduktuar me rreth 4% qëkur Trump njoftoi tarifat e reja, të cilat për herë të parë do të godasin më gjerë mallrat e konsumit. Morgan Stanley gjithashtu ka paralajmëruar se aksionet amerikane do të pësojnë një rënie me plot prej 10% para fundit të Shtatorit.

/ Burimi: CNN

Leave A Reply

Your email address will not be published.