The news is by your side.

Pensionet në Europë- sa larg gjendet Shqipëria!

Pensionet synojnë të mbrojnë njerëzit e moshuar nga varfëria dhe t’i lejojnë ata të gëzojnë standarde të përshtatshme jetese edhe në moshën e vonë, kur nuk kanë më mundësi fizike për të punuar. Ato janë burimi kryesor i të ardhurave për rreth një të katërtën e popullsisë së BE-së. Madje në Europë, janë pikërisht pensionet shtetërore, ato që i sigurojnë jetesën qytetarëve të moshuar.  

Si variojnë pensionet në vendet e Europës?

Pensionistët në Hollandë, Turqi dhe Kroaci marrin më shumë se 100% të pagës së punës kur dalin në pension. Në të vërtetë, pensionistët holandezë dhe turq marrin përkatësisht 101 dhe 102%, ndërsa kroatët janë edhe më bujarë, duke iu dhënë të moshuarve në moshën e vonë, plot 129% të pagës që kanë marrë në kohën e punës.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), e cila analizoi të dhëna nga 35 vendet e saj anëtare dhe një numër shtetesh të tjera.

Të dhënat, të përpiluara nga OECD-së në një raport 2017, gjithashtu zbulojnë Indinë (99%), Portugalinë (95%) dhe Italinë (93%) si vende me norma pensioni shumë konkurruese. Tabela e mëposhtme jep një paraqitje grafike të shteteve të marra në konsideratë në studim dhe normat e tyre përkatëse.

Pensionet më të ulëta

Nga ana tjetër, pensionistët në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga marrëveshja më e keqe e çdo vendi të OECD, duke marrë vetëm 29% të pagës së punës kur dalin në pension. Parë në perspektivë, mesatarja e OECD është 63% dhe mesatarja për vendet anëtare të BE-së është 71%. Vende të tjera me normë relativisht të ulët janë Shtetet e Bashkuara me 49%.

Ndërsa në Kinë, megjithëse me një popullsi masive, duke qënë shtëpia e më shumë se 1.4 miliardë njerëzve, sipas të dhënave të OECD  norma është gjithashtu relativisht shumë e lartë, plot 83% e pagës së moshës së punës.

/ Burimi: OECD

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.