The news is by your side.

Pasojat e Kinës nuk ndalen! Ekonomia gjermane tashmë në stanjacion

Gjermania e filloi 2020-ën me një ekonomi të rrafshët dhe prodhimin thujase në krizë, kryesisht tek industria e makinave. Kjo shtoi ndjeshëm pasigurinë për të ardhmen, në një kohë që Coronavirusi aktual ka thelluar edhe më tej ndikimin negativ. Ekonomia më e madhe e Evropës është goditur tashmë nga forca të shumta që e kanë kthyer atë nga në një nga performuesit më të dobët të rajonit. Vitin e kaluar rritja ishte vetëm 0.6% dhe viti 2020 mund të jetë pak edhe më i ulët nëse situata vazhdon të zgjasë. 

Përveç faktorëve globalë, vendi është dashur të merret edhe me çështje të brendshme, që nga huadhënësit në vështirësi deri në trazirat në industrinë e makinave, ndërsa përpiqet të kalojë industrinë e automjeteve në epokën e karbonit të ulët dhe makinave elektrike. Kohët e fundit, pasiguria është shtuar edhe nga thashethemet rreth një dorëheqjeje të mundshme të Angela Merkel si kancelare.

Lajmet e këqija në Evropë rëndojnë së pari mbi euron, që tregtohet në nivelin më të ulët ndaj dollarit në gati tre vjet. Në tremujorin e katërt të vitit të klauar, ekonomia gjemane pati një ngadalësim të mprehtë të shpenzimeve konsumatore dhe atyre të qeverisë, një rënie të konsiderueshme të investimeve dhe një performancë negative edhe në tregti.

Por fotografia është akoma e zymtë. 2020, që shihet se duhej të ishte rimëkëmbje, tani është në diskutim, mes dobësive të vazhdueshme në industri dhe pasojave nga shpërthimi i virusit në Kinë. Bizneset tashmë po ndjejnë ndikimin e epidemisë. Volkswagen AG ishte një ndër kompanitë e detyruara që mbylli fabrikat e prodhimit në Kinë, kurse Daimler dhe Mercedes Benz po shohin këtë vit shitje më të dobëta.

Në këndvështrimin e tij ekonomik këtë javë, Komisioni Evropian e veçoi Coronavirusin, i cili ka vrarë më shumë se 1.000 njerëz në Kinë, si një “rrezik kryesor” për ekonominë europiane. Kështu gjendja e vitit 2020 varet nga performanca e Kinës. Vendi aziatik është një treg i madh për kompanitë gjermane. Jashtë Bashkimit Evropian, Kina është e dyta në rëndësi, pas SHBA-ve, me afër 100 miliardë euro (108 miliardë dollarë) të shitjeve në vit.

Prodhuesi Osram Licht AG gjeneron rreth 20% të të ardhura në Kinë dhe së fundi ai pa një goditje të fuqishme, kur si me shumë kompani duhej të mbyllte një numër vendesh pune për arsye sigurie.

Leave A Reply

Your email address will not be published.