The news is by your side.

Pas anulimit, Balluku e paqartë për fatin e 245 mln € të rrugës Thumanë-Kashar

“Kam vendosur ndërprerjen e procedurës së Partneritetit Publik Privat për aksin Thumanë-Kashar. Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti qeveria do ta dedikojë në funksion të angazhimeve për Paktin e Universitetit” – deklaroi Ministrja Balluku më 21 janar 2019, duke bërë që një ndër projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore Thumanë-Kashar të mbetet në harresë.

Ky ishte një ndër vendimet e saj të para pas marrjes së detyrës si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë por tashmë që kanë kaluar rreth dy muaj nuk dihet ende asgjë për fatin e këtij projekti të rëndësishëm. Ministrja në atë kohë premtoi se ky segment do të ndërtohet dhe parashikohet të përfshihet në projektin për zgjerimin Tiranë-Durrës. 

Procedura e aksit Thumanë-Kashar ishte në fazën finale të kalimit në qeveri dhe do të niste menjëherë puna me fondet e subjektit privat. Për ndërtimin e kësaj rruge ishte parashikuar një fond prej 245 milionë eurosh,

Aksi rrugor Thumanë-Kashar do të ndërtohej si pjesë e paketës “One Billion”. Rruga ka një gjatësi 20.8 km, fillon në Thumanë të Krujës dhe vazhdon deri në autostradën Tiranë-Durrës, me një kryqëzim të ri. Në projekt parashikohej që autostrada të ndërtohej me katër korsi, si dhe ndërtimin e 12 urave,

E njëjta situatë është edhe për kalimin e fondit në rehabilitimin e Kampusit Universitar. Edhe pse kanë kaluar rreth 2 muaj nga anulimi i tenderit, ministrja Belinda Balluku nuk ka dhënë asnjë informacion për veprimet e mëtejshme apo për paratë që premtoi se do kalonin për studentët. Madje ajo është shfaqur e paqartë edhe për shifrat e shkruara për investimet për rikonstruksionin e konvikteve.

“Kostot e rehabilitimit për projektin e deri 9 godinave të konvikteve të Universitetit të Tiranës me efiçensë energjitike vlerësohet në shumë totale e 11 milion euro, përfshirë dhe TVSH-në, të cilat do të mbulohen nga  KfW si grante. Shuma totale 9.46 milion dhe e të tre fazave rreth 2.9 milion euro nëpërmjet marrëveshjes aktuale qeveritare.” – tha Balluku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.