The news is by your side.

Paradoksi i fshehur mes parave dhe kohës!

Ndryshimi është një proces konstant dhe i vazhdueshëm në jetë. Teksa rritemi, ndryshojmë mënyrën se si vishemi, çfarë hamë, ku jetojmë dhe me kë shoqërohemi. Megjithatë, kur vjen puna në mënyrën se si përdorim paratë dhe kohën tonë, veçanërisht për ata që fitojnë shumë, ne kemi tendencën për të qenë më rezistentë ndaj ndryshimit.

Kur një inidivid paguhet me një rrogë mesatare është e natyrshme që një pjesë të kohës së tij ta marrin punët e përditshme si blerja e ushqimeve, lavanteria apo edhe ecja për në punë. Në momentin që fitimet rriten në mënyrë të konsiderueshme, kostoja kohore për kryerjen e këtyre detyrave e tejkalon koston monetare të punësimit të dikujt tjetër për t’i bërë ato në vendin tuaj.

“Blerja mbrapsht e kohës tënde” është një nga konceptet më të fuqishme të produktivitetit. Të riblesh kohën ka të bëjë tërësisht me përfitimin dhe leverdinë. Duke shpenzuar në gjëra si makina, ushqime të gatshme apo gjëra të ngjashme, në të vërtetë ti kursen para sepse po merr mbrapsht orët që normalisht do t’i shpenzoje në diçka që nuk të bën të lumtur.

Ky është një paradoks gjigand i fitimit të më shumë parave. Shumë njerëz mendojnë se ata vlerësojnë kohën mbi paratë, por nëse sheh axhendat e tyre do të kuptosh që në fakt është krejt e kundërta.

Për shembull, ndodh shpesh që dikush i cili udhëton me klasin e parë të paragjykohet, në konteksitn që shpesh rreth tij njerzit pyesin veten: Pse dikush do të shpenzonte një sasi të tillë të çmendur parash kur gjithësesi do të arrijë në të njëjtin destinacion me ata më ekonomikët? Por në shumicën e rasteve ata njerëz me fitime të larta, i perceptojnë vlerat ndryshe nga të tjerët…Nëse fiton 40 mijë dollarë në vit, të shpenzosh 5 mijë dollarë në një fluturim të klasit të parë është budallallëk. Ama nëse je CEO, që fiton 450 mijë dollarë në vit është diçka krejt normale.

Në biznes, qasjet në lidhje me kohën dhe paratë mund të të kushtojnë shumë dhe nëse arrin t’i ndash si duhet, bëhen një forcë e madhe shtytëse për suksesin tuaj. Në fakt, është ende të vështirë të dallohet se kur është më mirë të shpenzohen para apo kohë në diçka.

Por sekreti që i jep zgjidhje këtij paradoksi është të pyesësh veten se çfarë do të fitosh nga kjo? Nëse diçka zgjidhet lehtësisht duke paguar dikë dhe nuk ka një relevante në jetë, për të mund të paguash pa problem në mënyrë që pastaj po të njëtën kohë të kursyer ta shpenzosh në gjëra që paraja nuk i ble dot! Tingëllon ironike por jeta funksionon kështu!

/Burimi:CNBC

Leave A Reply

Your email address will not be published.