The news is by your side.

Papunësia amerikane kalon pritshmëritë dhe çdo rekord historik

Për shkak të Coronavirusit, amerikanët ngritën javën e kaluar pretendime për papunësi në shifra rekord, deri në rreth 2 milionë njerëz që pritej të humbnin punën, pas përhapjes së virusit. Megjithatë sipas Departamentin të Punës, që raportoi sot të dhnat zyrtare, rritja e papunësisë ka tejkaluar këtë periudhë çdo parashikim të mundshëm duke regjistruar plot 3.28 milionë të papunë.

Numri madje tejkalon kulmin e recesionit të madh prej 665,000 në mars 2009 dhe rekordin e të gjitha kohërave prej 695,000 në tetor të 1982-shit. Javën e kaluar, e cila pasqyroi periudhën para goditjes të Coronavirusit dhe ende nuk ishin aplikuar kufizimet e qarkullimit, shifra e të papunëve ishte vetëm 282,000, që edhe për kohën ishte më e lartë se sa pritej.

Vlerësimet e ekonomistëve të anketuar nga Dow Jones treguan një pritshmëri prej 1.5 milionë të papunësh, megjithëse parashikimet individuale në Wall Street kishin parashikuar një numër shumë më të lartë. Rritja vjen mes një ngadalësimi të thellë ekonomik, pasojë e krizës së Coronavirusit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.