The news is by your side.

Noterët të pakënaqur nga puna e tyre kthehen në pastrues parash

Raportet vjetore nga mekanizmat ndërkombëtarë si Departamenti Amerikan I Shtetit, FMN, Këshilli i Evropës theksojnë marrjen e masave të menjëhershme në kuadër të luftës së pastrimit të parave, ecjen para me përafrimin në Bashkimin Evropian, rritjen e rolit të institucioneve të drejtësisë jo vetëm në dënimin e këtij fenomeni, por dhe në parandalimin e tij. Por, çfarë ndodh konkretisht ?

Ndodh që Shqipëria përveç se nuk bën hapa para ose ndryshime efektive ajo përsërit gjithnjë të njëjtën skemë: Raporti i bujshëm nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit, pasimi me ndryshim legjislacioni, ”masa shtrënguese” nga legjislatori por që në fund të ditës mbeten boshe, pa asnjë efekt, raste të referuara në Prokurori, që mbeten akoma thjeshtë të “referuara” dhe përsëritja e të njëjtëve protagonistë: BANKA,NOTERË,FIRMA NDËRTIMI!

Noterët janë  një nga instrumentet kyç për realizimin e skemave të pastrimit të parave duke qenë  se  numri i noterëve që raportojnë raste të pastrimit të parave është inekzistent. “Nga analizat e kryera për rastet e dyshuara për pastrim parash të dërguara nga DPPPP në institucionet proceduese pjesa më e madhe e të dyshuarve kanë kryer transaksione nëpërmjet noterëve. Janë evidentuar raste që nuk raportohen transaksionet e vlerave, ndërkohë që detyrimi për raportim të transaksioneve të vlerave është minimumi i përmbushjes së detyrimeve sipas ligjit”. Ata shpesh justifikohen me faktin se  ndodhen në një situatë të vështirë ndërmjet sekretit profesional midis marrëdhënieve me klientët dhe detyrimeve ligjore ndaj masave kundër pastrimit të parave.

Ligji dhe rregulloret janë krijuar për të siguruar që paratë që fitohen përmes praktikave jo të ligjshme mund të zbulohen. Legjislacioni që në parlament u theksua qe në periudhën prill-maj duhej miratuar duhet tua mundësojë  profesionistëve të identifikojnë klientët, të kryejnë kontrolle të hollësishme të historisë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë. Sidomos tani që legjislacioni kundër pastrimit të parave ka fituar njohuri ndërkombëtare, dhe në nivel evropian, ku BE-ja vendosi një direktivë kundër pastrimit të parave në vitin 2015 që synonte të parandalonte përdorimin e sistemeve financiare për qëllime të pastrimit të parave ose financimit të aktiviteteve terroriste.

Gjithashtu Arlind Gjokutaj, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave përveç shifrave që deklaroi  nuk la pa u tërhequr vëmendjen institucioneve gjyqësore dhe proceduese,  të cilët në dënimin e këtij fenomeni nuk kanë luajtur rolin e tyre pasi numri i dënimeve në krahasim me vitet e tjera  ka rënë ndjeshëm dhe se konfiskimi i pasurisë së personave juridik apo fizik të përfshirë tashmë në aktivitete kriminale ka dështuar si mekanizëm në raport me nivelin e kriminalitetit në vendin tonë.

Skemat janë  të njëjtat, protagonistët pjesëmarrës të njëjtë, por rezultatet e autoriteteve shtetërore pa asnjë ndryshim!

Leave A Reply

Your email address will not be published.