The news is by your side.

Njeriu më i pasur në botë dhuron 98.5 mln dollarë për bamirësi

Jeff Bezos, personi më i pasur në botë, njoftoi të enjten se do dhurojë rreth 98.5 milionë dollarë për 32 organizata në 23 shtete, si ndihmë  për familjet e pastreha. Fondet për secilën organizatë varionin nga 1.25 milion deri në 5 milion dollarë.

Filantropitë e themeluesit dhe CEO-s së Amazon zakonisht përqendrohen në dy fusha kryesore, financimi i organizatave që ndihmojnë familjet e pastreha dhe ndërtimi i shkollave. Shuma në fjalë, që Bezos po dhuron për bamirësi është ekulivalente sikur ai të dhuronte 56,702 aksione të Amazon – me vlerë pak më pak se 99 milion dollarë.

Edhe vitin e kaluar Bezos dhuroi rreth 97.5 milion dollarë për 24 organizatat që ndihmojnë të pastrehët në 16 shtete, ndërsa këtë vit një milion shtesë shkoi për kauzën, e cila përfshinin shtetet që nga Maryland e New York deri në Alaskë dhe Hawaii.

Leave A Reply

Your email address will not be published.