The news is by your side.

Nga maji Kosova dhe Shqipëria mund të heqin tarifat roaming

Duket se atë që nuk po e arrijnë në tregti dhe në eksporte, Shqipëria dhe Kosova po e arrijnë në fushën e telekomunikacionit. Kështu, tarifat roaming mes dy vendeve mund të hiqen në muajin Maj. Këtë gjë e ka bërë të ditur zv. Kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, për Radion Europa e Lirë.

Limaj është njëkohësisht edhe koordinator për monitorimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare. Marrëveshja për eliminimin e tarifave roaming mes dy vendeve është pikërisht një prej këtyre marrëveshjeve.

Kosova është gati të implementojë marrëveshjen për roaming dhe mendoj se edhe Parlamenti dhe qeveria e Shqipërisë do ta marrin shumë shpejt këtë vendim në mënyrë që mos të kemi më probleme me roaming duke filluar prej muajit Maj.” – është shprehur Limaj.

Nga kjo marrëveshje pritet të fitojnë ndjeshëm qytetarët e të dy shteteve, sidomos gjatë muajve të verës, kur edhe fluksi i hyrje-daljeve mes dy vendeve është mjaft i lartë. Heqja e tarifave roaming përkthehet në ulje të ndjeshme të kostove të qytetarëve për telefoninë celulare, pasi qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës  mund të përdorin lirisht operatorin e tyre telefonik në të dy shtetet, pa kosto shtesë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.