The news is by your side.

Nevoja për qasje të re në edukim

Nga Rezart Prifti/ Atlasi.al

Në historinë e hershme Shqipëria ka qenë mes kulturës greke dhe asaj romake çka bëri që ajo vetë tëprodhonte shumë pak kulturë ose ta zbulonte shumë pak atë. Edhe niveli i shkatërrimit masiv të asaj pak që prodhoi provon sesa pak kulturë ka krijuar. Sot në lumin e dijes dhe burimit të edukimit po ndodh e njëjta gjë, për tre dekada me rradhë jo vetëm që nuk prodhoi edukim të qenësishëm por edhe atë pako gjë që u ngrit, qoftë nga institucione publike apo private, e shkatërroi me mungesën e vizionit, sistemit dhe standardeve. Sistemi ynë arsimor po prodhon njerëz të shkolluar por jo të edukuar.

Edukimi i cili është thembra e akilit e shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare është në një moment historik. Historik e bën konteksti botëror në të cilën ndodhet edukimi si koncept dhe si industri, por dhe gjendja në aspektin e brendshëm sesi ky i fundit është zhvilluar.

Politikat e edukimit shpesh herë janë zhvilluara pa u bazuar në vendime, të dhëna dhe fakte. Investimi në arsim në raport me prodhimin e brendshëm bruto ka qenë historikisht në nivele qesharake. Duke i shtuar këtu dhe cilësinë e dobët të investimeve, si dhe shkallën e lartë të korrupsionit e cila bën që asnjëherë vlera e plotë e investimit të përkthehet në vlerë të shtuar për shoqërinë dhe ekonominë. Masivizimi i arsimit të lartë në dekadën e fundit u bë pa u shoqëruar me rritje kapacitetesh as infrastukturore e as burimesh njerëzore.

Në parim në rang individual edukimi rrit vetëbesimin tek njerëzit si dhe mundësitë për punësim dhe rrjedhimisht fitime më të mira. Në rang makro, pra atë kombëtar, ndihmon shoqërinë dhe forcimin e institucioneve, nxit rritje të qëndrueshme ekonomike, ul paqëndrueshmërinë sociale dhe varfërinë, e mbi të gjitha nxit inovacionin.

Roli i shtetit, nëkëtë pikë historike në të cilën ndodhet sot Shqipëria ështëprioritarizimi i edukimit investimit në kërkime bazike si,  teknologji, edukim dhe shëndetësinë e shtetasve të vendit. Mirëpo, fjala prioritet ka qenë vetëm demagogji dhe investime të tilla nuk mund të bëhen qorrazi si janë bërë për dekada me rradhë.

“What gets measured gets managed”, thoshte legjenda e menaxhimit Peter Drucker. Unë modestisht do shtoja” What Gets Managed Gets Done”.

Kërkimet shkencore dhe raportet e Bankës Botërore tregojnë se investimi në shëndetin dhe mësimin e fëmijëve ndikon ndjeshëm tek të ardhurat e shoqërisë dhe e vendeve në shkallën makro.

Cilado lloj reforme në arsim kërkon të paktën: ideim të mirë të politikave, vullnet politik të fortë dhe kapacitete eficiente të implementimit. Në politik-bërjen tonë kryesisht nuk merren parasysh palët dhe politika nuk ideon për palët që janë të drejtpërdrejta. Ideimi i mirë i politikave vjen përherë si rezultat i një vizionit të qartë e njohje të mirë të fushës dhe kur mbështetet nga vullneti i fortë politik për të bërë ndryshim real jep rezultatet e duhura.

Institucionet politik-bërëse kanë treguar përherë se përsa i përket arsimit strategjitë e zhvilluara janëtë prirura drejt kompromiseve afat-shkurtëra dhe zgjidhjeve pa vizion duke mos e kuptuar rëndësinë e edukimit për një shoqëri të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Reformat e ndërrmara dhe zgjidhjet të cilat ato kanë ofruar kanë qenë dëmtuese për sistemin, shtuar këtu dhe mungesën e theksuar të qëndrueshmërisë e cila ka bërë që të mos zerë vend asnjë masë e marrë.

Mirëpo, të marrësh vendim të mirë për një politike të caktuar, të ideosh dhe të implementosh një politikë ka nevojë për të dhëna dhe statistika në mënyrë që të maten komponentët e ndryshëm dhe aq të komplikuar përbërës të realitetit dhe më pas të mirë-menaxhohet ndërhyrja në to. Sot që flasim për arsimin problemi më i madh është se me mbledhje të dhënash, e jo më me analiza, nuk merret asnjë institucion.

Kriza e sotme e sistemit arsimor në Shqipëri, rrjedhimisht dhe e edukimit shfaqet në disa aspekte të prekshme për shoqërinë në tërësi dhe ekonominë nëmënyrë specifike.  

Së pari, ekzistonnjë besim i përgjithshëm se të shkollohesh do të thotë të edukohesh. E thënë ndryshe, të qenit në klasa dhe në auditore sot nuk do të thotë detyrimisht të edukohesh. Konteksti shqiptar për shumë arsye ka favorizuar më tepër të pasurit e një copë letre sesa përmbajtjen.

Së dyti, sistemi ynë i edukimit është jashtë kontekstit të tregut global dhe atij lokal. Duke filluar  që në mungesën e specializimit të mësimdhënësit, të cilit i mungon stimuli, investimi dhe qëndrushmëria profesionale.

Së treti, sot që flasim në sistemin tonë nuk ka të dhëna të sakta se kush dhe sa po mësojnë dhe se kush dhe sa nuk po mësojnë. Në të dyja rastet pyetja që vijon është : “çfarë po mësojnë dhe a ka lidhje me tregun dhe jetën brendia e informacionit?” Një indikator i thjeshtëështë standartizimi i gabuar i testimeve. Pse maturantët në testin e gjuhës shqipe kanë në masë të madhe nivele përtej mediokritetit, ose shkoqur mbi 60% e tyre marrin notën 5?

Së katërti,  ky sistem nuk i pregatit nxënësit dhe studentët për interpretim informacioni, formim opinioni, komunikim, mendim kritik dhe për më tepër sens praktik se ku implementohen njohuritë që marrin. Nxënësit tanë marrin shembullin e parë për nocionin e sferës frazen “një rreth i mbushur” dhe u duhet një orë në klasë për të shpjeguar se çfarëështë sfera, sepse mësuesi nuk e ka një sferë t’ua tregojë në praktik. Ndërsa, studenti në më të shumtën e rasteve nuk e koncepton asnjëherë nocionin e derivatit dhe nuk e  kupton asnjëherë sesi në praktikë aplikohet ky nocion.

Së pesti, kërkimet shkencore dhe raporte të OECD tregojnë se në shekullin e 21, kriza e edukimit në mbarë botën vjen nga kriza e mësimdhënies. Kur një pohim i tillëështë i vlefshëm për vendet e zhvilluara deduksioni për Shqipërinë mbetet i qartë. Alarmi është se duhen mësues dhe pedagogë të mirë. Ky sistem jo vetëm që nuk i vlerëson dhe stimulon këta të fundit por e ka dhe të pamundur të kontrollojë se çfare dinë ata, çfarë bëhet në klasa e auditoreose nëse paraqiten apo jo fizikisht, si në rastin e universiteteve.

Nëse këto janë të vlefshme për Tiranën e qytete të tjera deri diku me një nivel ekonomik të pranueshëm, ç’mund tëbëhet në rrethe apo në fshatra ku edukimi si mision ka humbur vlerën?

Reformat sociale dhe kulturore marrin kohën e vet, ndryshe nga reformat ekonomike që funksionojnë në bazë të eficiencës së sistemit, pra sa kohë do tregu të përthithi një ndryshim instrumental ose reformë sistemin. Nëse në vendet e zhvilluara mekanizmat ekonomik duan minimumi 2 kuartale për të dhënë efektet e prekshme në treg, në disa vende që nuk janë të zhvilluara ato efekte nuk arrijnë ndonjëherë. Ndërsa në ndryshimet kulturore dhe sociale ndryshimi i mendësisë në vendet primitive si Shqipëria ështëçështje durimi dhe vullneti ku duhet gati një gjeneratë për të venë re efektet e një ndryshimi thelbësor. Ndaj dhe është koha për një përqasje të re për edukimin në Shqipëri dhe duhet nisur sa nuk është vonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.