The news is by your side.

Në vetëm një javë, të papunët në Kaliforni arrijnë nga 285 mijë në 1 milionë

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka deklaruar se deri tani shteti i tij ka parë me shumë se 1 milion vende pune të mbyllura, në më pak se dy javë pasi pandemia Coronavirus ka çuar në mbylljen e bizneseve në të gjithë shtetin. “Sapo kaluam 1 milion, vetëm që nga 13 Marsi.” tha Newsom.

Njoftimi i Newsom vjen një ditë para publikimit të të dhënave kryesore kombëtare mbi papunësinë për Shtetet e Bashkuara, për të cilat disa kanë parashikuar numrat më rekord në histori. Të dhënat fillestare të kërkesave për punë kurrë më parë nuk i kanë tejkaluar 1 milion dhe ato ishin vetëm 285,000 javën e kaluar.

Gavin Newsom

Zona e San Francisko ishte rajoni i parë në vend që zyrtarizoi një urdhër izolimi më 16 mars dhe Newsom nënshkroi urdhrin për “qëndrimin në shtëpi” tre ditë më vonë. Guvernatori vlerësoi projektligjin e propozuar për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë Coronavirus.

California dhe qytetet e saj do të marrin 10 miliardë dollarë nga një pjesë e granteve të propozuara nga projekt-ligji i ndihmës në Senat, duke mos përfshirë përfitimet për punëtorët dhe individët. Katër senatorë republikanë kanë thënë se kundërshtojnë parashikimin e përfitimeve të papunësisë në projekt-ligj dhe vetë senatori Bernie Sanders njoftoi se ai do të kundërshtonte projektligjin nëse republikanët nuk respektojnë kushtet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.