The news is by your side.

Në Tiranë 4 pallate të pabanueshëm, por qytetarët nuk pranojnë të largohen

Pas tërmetit të ditës së martë, përveç pasojave katastrofike në Durrës ku ishte edhe epiqendra e goditjes, pasojat kanë qënë të rënda edhe në kryeqytet. Qindra pallate janë dëmtuar, ku sipas Emergjencave Civile numri arrin në 157, por sipas Bashkisë së Tiranës, 4 janë cilësuar si të pabanueshëm dhe iu është vendosur shiriti i sigurisë. Siç bëhet me dije, ata ndodhen në zonat e mëposhtme:

  • Njësia Administrative 11, rruga “Fatmir Gjata”, Kodër Kamëz;
  • Njësia Administrative 4, pallati i ish-Konvikteve të Komunales së Tiranës, zona e Alliasit, Godina 1 dhe 2;
  • Njësia Administrative 4, pallati nr. 4, rruga “Myslym Keta”;
  • Njësia Administrative 6, pallati nr. 160 në rrugën “Llambi Bonata”, zona e ish-Kombinatit.

Megjithatë, pavarësisht se cilësohen si të rrezikshëm dhe jo të sigurt për jetën, banorët e pallateve në fjalë, kanë shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të cilët iu kanë kërkuar të largohen nga banesat. Disa prej tyre vazhdojnë ende të jetojnë në apartamentet e tyre, pavarësisht rrezikut për jetën.

Në deklaratën e Bashkisë theksohej se lidhur me çështjen në fjalë theksohej se: “Deri më tani, grupet e punës me përbërje inxhinierë konstruktor, kanë konstatuar se disa godina janë të pabanueshme në Tiranë dhe kanë udhëzuar evakuimin e banorëve. Por, në 4 pallate, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren kanë hasur në rezistencën e banorëve, të cilët nuk pranojnë të lënë banesat e tyre dhe të evakuohen në qendrat sociale ose hotele të zonës, sipas udhëzimit të inxhinierëve, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm”.

Bashkia iu ka bërë thirrje banorëve të bashkëpunojnë me përfaqësuesit në terren dhe të dalin vullnetarisht ndërtesat e pasigurta, duke pranuar ndihmën e ofruar për strehim dhe ushqim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.