The news is by your side.

Në pritje të turistëve, Greqia ul TVSH-në dhe çmimet e transportit

Greqia po bëhet gati të presë turistët, me shpresën se kjo do të shërbejë për të nxitur ekonominë vendase të goditur nga kriza Coronavirus. Turizmi është sektori më fitimprurës dhe me peshën më thelbësore në ekonominë greke, ndaj prej disa javësh autoritetet përpiqen të hapin sa më shpejt vendin për turistët e huaj që zgjedhin të kalojnë pushimet në Greqi.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është i bindur se ashtu siç vendi fitoi betejën me pandeminë, do të fitojnë edhe luftën ekonomike. Ndaj për të inkurajuar turizmin, Greqia do të ulë çmimet e udhëtimit dhe përkohësisht edhe TVSH te të gjitha llojet e transportit dhe pijeve. Gjithashu një tjetër masë e ndërmarrë së fundi lidhet edhe me turistët që pritet të vizitojnë vendin, të cilët nuk do të kenë më nevojë për t’u karantinuar.

“Sezoni turistik do të nisë më 15 qershor, datë në të cilën do të hapen hotelet. Gradualisht nga 1 korriku do të rifillojnë fluturimet ndërkombëtare drejt destinacioneve turistike. Turistëve do t’u merren kampionë për testim në aeroporte dhe do t’iu nënshtrohet protokolleve të higjienës, të cilat nuk do të eklipsojnë diellin dhe bukurinë natyrore të Greqisë.” ka deklaruar kryeministri grek Mitsotakis.

Leave A Reply

Your email address will not be published.