The news is by your side.

Ndahet nga jeta David Koch – filantropi miliarder dhe financuesi politik në SHBA vdes në moshën 79 vjeçare pas një beteje me kancerin.

David Koch, industrialisti miliarder dhe një nga njerëzit më të pasur në botë që për shumë vite ka qenë një aktivist politik dhe një financues i partisë Republikane ka ndërruar jetë ditën e sotme. Zëvendës shefi ekzekutiv i Koch industries ishte 79 vjeç dhe vuante nga kanceri.

 “Burime të afërta me familjen kanë njoftuar se David Koch ka ndërruar jetë,” tha në një postim në Twitter gazetarja e New Yorker Jane Mayer. CBS News konfirmoi vdekjen e tij pak momente më vonë. Detajet e tjera për kohën, vendin dhe shkakun e vdekjes së tij ende nuk janë bërë me dije.

Së bashku me vëllain e tij Charles, ai ishte i mirënjohur për ndërtimin e një rrjeti të gjerë politik, i cili u bë i famshëm me emrin “Kochtopus” për shkak se tentakulat e tij arrinin shumë larg në mbështetje të kauazave konservative. Ata themeluan një grup të vogël qeveritar kundër taksave të njohur si  Americans for Prosperity.

“U mësova që në moshë të re se përfshirja në diskutimet publike ishte një detyrë qytetare,” shkruajti David Koch në një editorial të vitit 2012 për New York Post.

 “Secili prej nesh herë pas here ka një të drejtë, ose më saktë një përgjegjsi që të bëjë me dije për pikëpamjet e tij ose të saj komunitetin përreth që të mundësojë një formim më të mirë të rrethanave ekzistuese. Është e vërtetë që ne mund të mos marrim gjithmonë atë që duam, por shkëmbimi i ideve e përmirëson kombin në këtë proces.”

Vëllezërit ishin të renditur si të njëmbëdhjetët në listën e më të pasurve të botës, sipas Forbes. Në një deklaratë të lëshuar sot, Charles tha: “Me zemër të rënduar, njoftoj se vëllai im David ka ndërruar jetë.” “Cilido që ka punuar me David me siguri që e ka përjetuar personalitetin e tij prej gjigandi dhe pasionin e tij për jetën.”

 “Kur Koch u diagnostikua me kancer 27 vite më parë, atij iu tha që kishte dhe 5 vite jetë. Charles tha: “Davidit i pëlqente të thoshte se kombinimi i doktorëve brilantë, kujdesit të mirë mjekësor dhe kokëfortësisë së tij do të mundësonte që kanceri të rrinte larg tij. “Ne të gjithë jemi falenderues që ai ia doli sepse ai ishte në gjendje të prekte aq shumë jetë njerëzish në vitet që pasuan.”

David Koch dhuroi 80 milionë paund në vitin 2007 për të krijuar David H. Koch Institute, për të krijuar një studim integrues mbi kancerin në Institutin e Teknologjisë së Masaçusets. Ai gjithashtu i dhuroi miliona universitetit Johns Hopkins në Baltimorë, qendrës së kancerit Memorial Sloan-Kettering ne New York, M.D. Anderson në Houston dhe në institute të tjera.

Muzeu kombëtar i historisë së natyrës Smithsonian i vuri emrin në nder të tij një dege të dedikuar historisë së evolucionit në rreth 6 milionë vite. David Koch dhuroi 12 milionë paund për të financuar një ekspozitë prej 15 mijë metrash katror.

“Programi ka fuqinë që të ndikojë në mënyrën se si ne e shohim identitetin tonë si njerëz, jo vetëm sot, por edhe për brezat e ardhshëm,” tha ai në një deklaratë të asaj kohe.

/Burimi: The Irish Sun                                                               


Leave A Reply

Your email address will not be published.