The news is by your side.

NATO: Shqipëria vetëm 198 mln dollarë në vit për t’iu ofruar qytetarëve siguri

NATO, Aleanca e Atlantikut Verior ka publikuar në një raport të fundit të muajti nëntor, shumat dhe fondet që shpenzon secili prej vendeve anëtare të Aleancës për mbrojtjen. Për Shqipërinë rezultatet tregohen jo vetëm shumë të ulëta, por madje edhe poshtë objektivave. Kështu NATO ka një objektiv shpenzimesh dedikuar për mbrojtjen në nivelin 2% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, ndërkohë që gjatë 2019-ës Shqipëria akordoi fonde në masën 1.26% të GDP- së.

Ky nivel përkthehet në rreth 198 milionë dollarë dhe është një ndër normat më të ulëta të Aleancës. Për pasojë Shqipëria renditet e parafundit me një nivel prej vetë 58 dollarësh për frymë në vit, për t’iu ofruar qytetarëve siguri në vend.

Siç bën me dije televizioni SCAN, prej totalit 64% e fondeve të lartpërmendura shkojnë për pagat e punonjësve të Forcave të Armatosura. Aktualisht organet vendase deklarojnë rreth 6800 persona të kësaj kategorie. Nga ana tjetër, 14% e totalit të shpenzimeve për mbrojtjen shkojnë për pajisjet dhe logjistikën e nevojshme gjatë proceseve të punës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.