The news is by your side.

NATO hedh poshtë rregullat. Cili është organizimi që për të parën herë mbahet në Shqipëri?

NATO i ka besuar së fundi Shqipërisë organizimin e Ministerialit të Mbrojtjes , duke vlerësuar dhe kjo do të jetë hera e parë që një Ministerial i tillë organizohet në Ballkanin Perëndimor, pasi prej më shumë se 10 vjetësh takimet janë zhvilluar gjithmonë vetëm në Belgjikë.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel mbajtur në datat 12 dhe 13 shkurt, miratuan propozimin e ministres së Mbrojtjes, OltaXhaçka, që Ministeriali i Mbrojtjes për këtë vit të mbahet në 17 dhe 18 Qershor në Tiranë.

Ministrja Xhaçka ka folur rreth këtij propozimi duke theksuar: “Vendimi i Aleancës për t’u takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të forte që Shqipëria luan sif actor stabiliteti në rajon. Por, takimi i rëndësishëm që pritet të mbahet në Qershor është njëherësh edhe përgjegjësi për t’u përfaqësuar sic duhet në eventin më të madh, që pas anëtarësimit tone në NATO, 11 vjet më parë. Është një sipërmarrje që krahas koordinimit mes të gjitha institucioneve do të tregojë edhe seriozitetin tone për të qenë për 48 orë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.