The news is by your side.

Nafta, sërish në rritje – Çmimet prekin nivelin më të lartë për këtë vit

Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të lartë për këtë vit. Çmimet po mbështeten nga marrëveshja e OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin dhe nga sanksionet amerikane ndaj Venezuelës dhe Iranit. Gjithashtu, edhe rënia surprizë e rezervave dhe prodhimit në SHBA ka mbështetur çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 67.8 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga nëntori i vitit 2018. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 58.3 dollarë për fuçi, niveli më i lartë për këtë vit.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, me në krye Rusinë, po ulin prodhimin që nga fillimi i këtij viti për të mbështetur çmimet. Në Venezuelë, ndërkohë, prodhimi i naftës dhe eksportet kanë rënë ndjeshëm për shkak të krizës politike dhe ekonomike në vend. Gjithashtu, Uashingtoni ka ndaluar kompanitë amerikane të bëjnë biznes me qeverinë e Venezuelës, duke përfshirë edhe kompaninë shtetërore në naftës.

Ndërsa në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara synojnë të reduktojnë eksportet e Iranit me 20%, poshtë 1 milionë fuçive në ditë, duke filluar nga muaji maj. SHBA i ka kërkuar vendeve të ndryshme të reduktojnë blerjet e naftës iraniane. Ndërkohë, sipas raportit të Administratës Amerikane për Informimin mbi Energjinë, rezervat e naftës bruto ranë me 3.9 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, në totalin e 449.07 milionë fuçive. Ndërsa analistët parashikonin një rritje me 2.7 milionë fuçi. Edhe prodhimi ra me 100 mijë fuçi në ditë, në totalin e 12 milionë fuçive./Scan

Leave A Reply

Your email address will not be published.