The news is by your side.

Nafta rekordin më të ulët që nga 1991

Ditën e djeshme çmimet e naftës u rritën pak, duke lënë prapa një javë rënieje të thellë, me vlerat më të ulëta që nga viti 1991, ndërkohë që investitorët janë duke pritur nga Washingtoni për të rënë dakord për një stimul ekonomik si plan shpëtimi për gjendjen aktuale.

Kështu çmimi u rrit me 0.6%, për të arritur në 22.77 dollarë për fuçi, ndërkohë që standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar tregohet me 26.25 dollarë për fuçi. Prej kohësh çmimet vazhdojnë rënien ndërsa shpërthimi i Coronavirusit ka pezulluar udhëtimet dhe aktivitetin e biznesit, ndërkohë që, pavarësisht kësaj Arabia Saudite dhe Rusia përgatiten të rrisin prodhimin.

Rënia e shpejtë e çmimeve, nga ana tjetër po përkeqëson tregjet financiare, duke detyruar investitorët të heqin dorë nga asetet e rrezikshme, ndërkohë që Coronavirusi ka goditur linjat ajrore dhe shërbimet. Por ndërsa Këshilli Ekonomik Kombëtar ka planifikuar një paketë stimulimi ekonomik do të arrijë më shumë se 2 trilionë dollarë, afërsisht 10% të Prodhimit ekonomik të SHBA-ve, javën e kaluar, çmimet ranë me 24.4%, rekordi më i keq në 18 vitet e fundit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.