The news is by your side.

Mund të jetë prekur nga Coronavirus, Manchester United pezullon lojëtarin

Skudra e futbollit Manchester United ka pezulluar së fundi nga seancat stërvitore një nga lojtarët e saj më me emër, nga frika e një rreziku të mundshëm që ai të jetë prekur nga Coronavirusi. Bëhet fjalë për Odion Ighalo, i cili ishte në huazim tek Manchester United nga klubi kinez Shanghai Shenhua deri në fund të sezonit.

Megjithatë si masë paraprake për të parandaluar ndonjë përhapje të mundshme të virusit, sulmuesi u udhëzua të mos stërvitej me United për çështje sigurie. Si rrjedhim ai është duke u stërvitur me një trajner personal në një lokacion të veçantë dhe të izoluar në Manchester. Ighalo gjithashtu nuk udhëtoi me skuadrën e Manchester United për në kampin e stërvitjes në Spanjë.

Ky vendim erdhi pas shqetësimeve që kufizimet kufitare duhet të forcohen për udhëtarët që kanë qenë në Kinë brenda 14 ditëve të fundit, duke ndikuar potencialisht për ri-hyrjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Skudra e Manchester United gjithashtu e ka detyruar Ighalo-n të qëndrojë larg bazës së klubit Carrington, ndërkohë që ai është aktualisht në një periudhë të mandatuar inkubacioni 14-ditor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.